LAJMI I FUNDIT:

Gratë e dy furnitorëve të El Chapos tregojnë si fshehën e shpenzuan dy miliardë dollarë (Foto)

Gratë e dy furnitorëve të El Chapos tregojnë si fshehën e shpenzuan dy miliardë dollarë (Foto)

Margarito dhe Pedro Flores, vëllezër binjakë nga Çikagoja, janë personat që kanë ndihmuar më shumë për arrestimin e narko-terroristit më famëkeq, El Chapos.

Gratë e tyre, të cilat kanë shkruar librin “Gratë e Kartelit”, tregojnë se si vëllezërit i fshihnin paratë që trafikonin. Në vitin 2015, vëllezërit u dënuan me nga 14 vite burg secili.


“Nga viti 2005 deri në 2008, burrat tanë trafikuan 2 miliardë dollarë në Meksikë dhe shtëpia na mbushej plot me para gjithandej. Kishim mure që hapeshin me mekanizma hidraulike, dhe brenda mbaheshin miliona dollarë në prerje të vogla, para rruge. Bashkëshortët na linin dengje me nga 1 ose 2 milionë dollarë nëpër dhomë që t’i shpenzonim sipas dëshirës”, thonë ato.

“Kishin punëtorë që vinin vetëm për të numëruar paratë, me tetë-orarëshe të rregullta pune, me tre turne.  Po flasim për miliona dollarë në ditë, në kartëmonedha të vogla, 10 dollarëshe, që vinin nga shitjet në rrugë”, kanë deklaruar gratë edhe në dëshmi.

“A përfituam? Sigurisht që po. Shpenzonim shumë, rrinim një muaj pa ndërprerje në plazh, por në fund të ditës donim që ta denonconim atë lloj jete, sepse rëndësi për ne kishte dashuria, familja dhe thjeshtësia”, thonë Mia dhe Olivia Flores. /tch/

Dy vëllezërit ishin të pandashëm që në lindje, por dinin edhe ta trajtonin punën si biznes, jo si luftë bandash. Kur njëri prej vëllezërve u mor peng, tjetri pagoi shpërblesën 2 mln dollarë pa e diskutuar fare. Kur ua sollën pengmarrësin të lidhur, ata e liruan që të mos hapnin luftë bandash, por të përqendroheshin te paratë.
Dy vëllezërit binjakë lindën në Çikago, dhe babai i tyre ishte një shitës i njohur kokaine. Ata lindën mes botës së drogës. Kur u rritën, ia kaluan dhe të atit, Margarito Flores. Ishin të vetmit që arritën t’i bëjnë bandat latine të bashkëpunojnë me zezakët e Çikagos.
Por në vitin 2008, vëllezërit u gjendën midis dy bosëve të drogës. Nëse bëheshin ortak me njërin, bëheshin armik me tjetrin. Çfarëdo të zgjidhnin, lufta ishte e sigurt. Ndaj ata zgjodhën të dorëzohen në polici, duke shpresuar për ulje dënimi. Prej dëshmisë së tyre, policia kapi 71 ton kokainë, si dhe gjurmoi El Chapon.
Falë lidhjeve me kartelin e El Chapos në Sinaloa, si dhe falë njohjeve të babait, ata kishin arritur të bëheshin furnitorët kryesorë të El Chapos, ndaj dhe pasuria ishte e stërmadhe. Gratë e tyre tregojnë se si i shpenzonin dhe se si i fshihnin në një libër të shkruar enkas. Vëllezërit u dënuan me 14 vjet burg.

Në trend Botë

Më shumë
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas

Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas "sulmit me dronë ukrainas"

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Amerika
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Kalo në kategori