LAJMI I FUNDIT:

Gratë biznesmene në Maqedoni kanë më pak borxhe se meshkujt

Gratë biznesmene në Maqedoni kanë më pak borxhe se meshkujt

Hetimet tregojnë se gratë biznesmene shumë rrallë kanë borxhe dhe rregullisht paguajnë faturat. Gratë janë më të kujdesshme në planifikimin e financave. Ky është përfundimi i një ligjerate edukative me temë “Edukimi i grave biznesmene këto ditë”, që u mbajt në rajonin e Pellagonisë nën organizimin e Organizatës së grave në Komunën e Manastirit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në këto takime në Manastir, Novaci dhe Mogilla ishin të pranishme gra nga profile të ndryshme, nga të papunat deri tek drejtueset dhe menaxheret. Gratë biznesmene ballafaqohen me probleme të ndryshme nga familja dhe shoqëria. Megjithatë ekziston një listë e gjatë se pse një grua do të ishte e suksesshme në biznes”, deklaroi Vernica Mazhevska nga Organizata e grave.

Një numër i madh i hetimeve tregojnë se gratë ballafaqohen me stereotipe të ndryshme kur thuhet se ato janë të pasuksesshme në biznes./Telegrafi/