LAJMI I FUNDIT:

Grabovci: T’i bëhet presion Serbisë për të tërhequr fletarrestet për luftëtarët e lirisë

Grabovci: T’i bëhet presion Serbisë për të tërhequr fletarrestet për luftëtarët e lirisë

Deputeti nga radhët e PDK-së Adem Grabovci, tha se familja Haradinaj ka qenë pjesëmarrëse aktive e luftës që ka dhënë një kontribut të çmuar për përgatitjen e luftës së UÇK-së.

“Kemi të bëjmë me një familje e cila jo vetëm që ishte pjesëmarrëse aktive e luftës, por kemi të bëjmë me një familje e cila ka dhënë një kontribut të çmuar edhe për përgatitjen e luftës së UÇK-së. Familja Haradinaj ishte frymëzim për gjenerata të tëra se si duhet të mendohet, veprohet dhe punohet për çlirimin e vendit”, tha ai.


Grabovci më tej tha se historia do t’i dënojë të gjitha ata që kanë kontribuar dhe kanë bërë përpjekje me shpifje të hedhin baltë mbi luftën e UÇK-së.

Sipas tij, shkaktari i të gjithave është politika shoviniste e udhëhequr nga përfaqësuesit serbë.

Grabovci tha se institucionet tona duhet të ndalen dhe të mendojnë dhe njëherë e përgjithmonë të kërkojnë nga institucionet ndërkombëtare tërheqjen e të gjitha flet arresteve për luftëtaret e lirisë. /KosovaPress/