LAJMI I FUNDIT:

Grabitje në bastore

Grabitje në bastore

Policia e Pejës njofton se sot rreth orës 08:30 në Rrugën “Mbretëresha Teutë’ në bastoren ‘ Euro-Live ’ ka ndodhur një grabitje .

Njësitë policore iu kanë përgjigjur rastit dhe  në vendin e ngjarjes kanë takuar viktimën, sipas të cilit janë njoftuar për ngjarjen.


Përderisa viktima G.M. ishte në bastore, aty kanë hyrë dy persona dhe njeri  nga ata papritmas e ka goditur një herë me grusht në fytyrë dhe nga viktima ka grabitur 300-euro, ku më pas të dyshuarit  kanë ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim te panjohur me veturën ‘ Pasat’ ngjyrë e kuqe.

Viktima ka pësuar lëndime të dukshme  trupore, me ç’rast ka pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e incidentit kanë dale njësitet përkatëse, ndërsa njësite tjera policore janë vu në kërkim të dyshuarve. Për rastin është njoftuar edhe prokurori.

Si rezultat i punës intensive të hetuesve policor dhe aktiviteteve të njësiteve policore në ketë rast,janë identifikuar dy persona të dyshuar, shtetasit A.H.(1993) dhe H.H.(1997).

I dyshuari A.H. është arrestuar dhe ka pranuar veprën e kryer dhe tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar afërsisht 170 euro, për të cilat dyshohet se janë grabitur në rastin e cekur më lart.

Ndërsa i dyshuari i dytë H. H. është kërkuar në shtëpinë e tij dhe në disa lokacione tjera por nuk është hasur nga njësitet policore, mirëpo kërkimet për ketë të dyshuar po vazhdojnë deri në kapjen e tij.

Rasti vazhdon te hetohet në sektorin e hetimeve në Pejë, ndërsa të dyshuarit të arrestuar prokurori shtetit i ka caktuar masën e ndalimit policor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori