LAJMI I FUNDIT:

Gorani: Numri i protestuesve më 14 maj, tregues i fuqisë politike të AAK-së dhe Nismës

Gorani: Numri i protestuesve më 14 maj, tregues i fuqisë politike të AAK-së dhe Nismës

Aderimet e anëtareve të dy partive opozitare (AAK dhe Nisma) në Lëvizjes Vetëvendosje (VV), po vijnë si rezultat së partia më e madhe opozitare e ka fituar njëfarë besimi tek këta anëtarë, se ata janë duke e bërë opozitarizmin më të madh në vend, vlerëson analisti Dukagjin Gorani.

Ai ka thënë për Telegrafin se ekziston një lloj dyshimi te një pjesë e anëtarëve dhe aktivistëve të partisë së Haradinajt dhe Limajt, që ndarja e opozitës, që ka ndodhur më herët, nuk ka qenë krejtësisht parimore.


“Ndoshta, sipas bindjeve te tyre, oferta që po e ofron VV-ja, dhe qëndrimi partiak aktual që e ka, është më efikas në kontekstin e një opozite të fuqishme. Së paku aderimet e reja, si duket flasin për pakënaqësi brenda këtyre subjekteve”, ka thënë Gorani, për Telegrafin.

Duke folur për protestën e 14 majit, të thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën, Gorani ka thënë se përkrah protestat kundër kësaj Qeverie.

“Tash, ndoshta për faktin që organzimi i tyre nuk përfshin gamë më të madhe të organizatorëve, ndoshta ajo do të reflektohet edhe në pjesëmarrjen e protestuesve. Deri vonë protestat kanë qenë të organizuara nga opozita e bashkuar, ku po ashtu ka pasur përkrahje shumë të madhe prej grupeve jopartiake dhe shoqërisë civile”, ka shtuar ai.

Gorani ka thënë se protesta e së shtunës është kryekërput e identifikuar prej dy subjekteve opozitare, AAK dhe Nisma. “Numri i daljes është një tregues për përkrahjen që e kanë këto dy parti opozitare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori