LAJMI I FUNDIT:

Google do të vë ikona në imazhe, për të treguar prej nga vijnë rezultatet e kërkuara

Google do të vë ikona në imazhe, për të treguar prej nga vijnë rezultatet e kërkuara

Shumë më i lehtë dhe konkret, pritet të bëhet kërkimi në Google, në të ardhmen e afërt.

Ky gjigant i kërkimit, njoftoi se tipari i tij ikonik i kërkimit të imazheve do të shtohet edhe me disa ikona të reja, për të sqaruar gjërat më mirë para se të klikohet një imazh, transmeton Telegrafi.


Në vetë faqen e kërkimit, do të shihni shenja të vogla në këndin e poshtëm të majtë të secilit rezultat, duke ju bërë të ditur nëse ato erdhën për shembull nga faqet e blerjeve, recetat e internetit ose videot në YouTube. Vetëm kaloni kursorin mbi to dhe do të keni informata shtesë, pa pasur nevojë t’i hapsi.

Për të gjithë ata që kërkojnë fotografi në Google, është shumë e bezdisshme, kur provojnë ta ruajnë dhe iu del se është video apo thumbnail, gjë që e pamundëson të ruhet si imazh.

Mirëpo, ana e keqe e kësaj, është se këto ikona do të zënë hapësirën, ku më herët ishin të vendosura dimensionet e imazhit, që janë shumë të rëndësishme për përdorimin e saj.

Deri në fund të javës, Google pritet ta vë në funksion këtë sistem, që është në dispozicion vetëm për desktop. /Telegrafi/