LAJMI I FUNDIT:

Google nuk është më faqja më e popullarizuar në botë

Google nuk është më faqja më e popullarizuar në botë

Gjatë vitit 2021, TikTok u bë domeni më i vizituar i internetit në botë.

Sipas hulumtimit të kompanisë amerikane të teknologjisë Cloudflare, shërbimi i ndarjes së videove të shkurtra TikTok ishte domeni më i vizituar i internetit në vitin 2021.


Shërbimi popullor ishte përpara Google, i cili ishte lider në trafik në vitet e mëparshme.

Lista e domeneve më të vizituara në vitin e fundit është Facebook, Microsoft dhe Apple.

Ndër dhjetë të parat janë faqet dhe aplikacionet, Amazon, Netflix, YouTube, Twitter dhe WhatsApp.

TikTok fillimisht mori drejtimin më 17 shkurt dhe që nga 10 gushti ka qenë pothuajse çdo ditë përpara Google për sa i përket vizitave.

Aplikacioni TikTok regjistroi mbi tre miliardë shkarkime këtë verë, të cilat vetëm Facebook i menaxhonte më parë. /Telegrafi/