Google, Microsoft, OpenAI dhe Anthropic bashkojnë forcat për inteligjencën artificiale
Disa nga kompanitë kryesore të inteligjencës artificiale do të lansojnë një organ të ri të industrisë për të punuar bashkë – edhe me politikë bërësit dhe studiuesit – mbi mënyrat e rregullimit të zhvillimit të inteligjencës artificiale.
Organizata e re, e njohur si Frontier Model Forum, u prezantua gjatë së mërkurës nga Googlem Microsoft, OpenAI dhe Anthropic.
Kompanitë bënë të ditur se misioni i forumit do të ishte zhvillimi i praktikave më të mira për sigurinë e inteligjencës artificiale, promovimin e studimit mbi rreziqet e teknologjisë së re dhe shpërndarjes publike të informacionit me qeveritë dhe shoqëritë civile, raporton CNN, përcjell Telegrafi.
Njoftimi i së mërkurës reflekton mbi atë se si zhvilluesit e inteligjencës artificiale janë duke u bashkuar rreth masave mbrojtëse vullnetare të teknologjisë përpara një shtytje e cila pritet të bëhet këtë vjeshtë nga ligjvënësit e SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian drejt hartimit të legjislacionit detyrues për industrinë.
Lajmet e këtij forumi vijnë pasi që katër firmat e inteligjencës artificiale, së bashku me disa kompani të tjera, duke përfshirë Amazon dhe Meta, para administratës së Biden u zotuan që t’i nënshtrojnë sistemet e tyre të inteligjencës artificiale në testim të palëve të treta përpara se t’i publikojnë ato për publikun dhe të etiketojnë qartë përmbajtjen e krijuar nga inteligjenca artificiale.
Ky forum i udhëhequr nga industria e kësaj teknologjie, i cili është i hapur tek kompanitë e tjera që projektojnë modelet më të avancuara të inteligjencës artificiale, planifikon që vlerësimet dhe standardet teknike t’i vërë në dispozicion nëpërmjet një biblioteke të qasshme për publikun, thanë kompanitë nëpërmjet një deklarate të përbashkët.
Ky njoftim vije një ditë pasi që ekspertët e inteligjencës artificiale si drejtori ekzekutiv i Anthropic, Dario Amodei dhe pionieri i kësaj teknologjie Yoshua Bengio, paralajmëruan ligjvënësit për rreziqet potencialisht serioze, madje edhe “katastrofike” shoqërore që rrjedhin nga zhvillimi i pakufizuar i inteligjencës artificiale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina prezanton zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme të krijuar nga Al
Pse kjo orë dore kushton 21 mijë euro?
6G punon 500 herë më shpejt se telefonat mesatarë 5G
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Zbulohen specifikimet e smartphone Sony Xperia 1 VI
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City