LAJMI I FUNDIT:

Google Maps fik opsionin për të dhënat e trafikut në Ukrainë

Google Maps fik opsionin për të dhënat e trafikut në Ukrainë

Google ka fikur të dhënat e trafikut në Ukrainë nga aplikacioni i saj Maps, në kohën kur luftime të ashpra po zhvillohen në këtë vend pas agresionit rus.

Ky aplikacion shfaq rrugët me trafik të dendur – duke mbledhur të dhënat anonime nga telefonat e mençur Android – por tani këtë opsion e ka fikur në këtë rajon për të mbrojtur përdoruesit, transmeton Telegrafi.


Një lëvizje e tij nga Google është konfirmuar në BBC, ku një veprim i tillë është bërë për të mbrojtur banorët e atjeshëm, e për një gjë të tillë është konsultuar edhe me autoritetet e atjeshme.

E derisa të dhënat e trafikut janë fikur nga opsionit, navigacioni i maps është akoma në funksion në këtë shtet evropian. /Telegrafi/