LAJMI I FUNDIT:

Google konfirmon se janë të interesuar të zhvillojnë telefonin e tyre të palosshëm

Google konfirmon se janë të interesuar të zhvillojnë telefonin e tyre të palosshëm

Vitin e kaluar ka pasur spekulime se Google mund të jetë një nga kompanitë e ardhshme që do të lansojë një telefon të palosshëm.

Kjo për shkak se Google kishte njoftuar se Android do të fillojë të mbështesë pajisjet e palosshme, dhe pas kësaj, ka pasur një patentë që zbuloi se Google mund të jetë me të vërtetë duke eksploruar idenë e një pajisje të tillë.

Siç rezulton, të gjitha spekulimet kishin të drejtë, sepse gjatë një interviste me CNET, Mario Queiroz i Google, i cili drejton zhvillimin e telefonave Pixel, konfirmoi se Google ka qenë duke eksploruar teknologjinë e telefonave të palosshëm.

Sidoqoftë, para se të jemi shumë të ngazëllyer, duhet të theksojmë se Queiroz thotë se Google ka prototipuar teknologjinë, por duket se ata ende nuk kanë gjetur ndonjë përdorim për të.

Sipas Queiroz, “Ne patjetër po prototipojmë teknologjinë. Ne e kemi bërë këtë për një kohë të gjatë. Unë nuk mendoj se ka një rast të qartë përdorimi.”

Ai shton,” Mendoj se duhet të jetë më inovative se kaq. Rasti i përdorimit do të duhet të jetë diçka ku thoni, ‘Hej, patjetër që duhet ta kem këtë.’

Nëse Google do të rregulloj diçka përpara se Pixel 4 të lirohet më vonë këtë vit, mbetet për t’u parë. /Telegrafi/