LAJMI I FUNDIT:

Google investon 1 miliard dollarë për hapjen e një kampusi të ri në Nju Jork

Google investon 1 miliard dollarë për hapjen e një kampusi të ri në Nju Jork

Google do të investojë 1 miliard dollarë në një kampus të ri në Nju Jork.

Kompania Alphabet e cila menaxhon motorin e kërkimit Google, tha se kampusi prej 160 mijë metrash katrorë në sheshin Hudson do të përmbajë tre ndërtesa, ku në fillim të vitit kompania kishte blerë kompleksin Chelsea Market për 2.4 miliardë dollarë.


Sipas Google, kampusi i ri do të shërbejë si zyrë qendrore për operacionet botërore të kompanisë.

Lajmi vjen një javë pasi Apple tha se do të ndërtonte një kampus me vlerë 1 miliard dollarë në Teksas, gjithashtu Amazon do të hap zyrat e reja në Nju Jork.

Të ardhurat e Google poshtë pritshmërive
Lexo po ashtu Të ardhurat e Google poshtë pritshmërive

Të ardhurat e kompanisë gjatë tremujorit të tretë ishin 33.74 miliardë dollarë, 310 milionë dollarë më pak sesa kishin parashikuar analistët, ku shitjet e reklamave përbënin 86 për qind të të ardhurave dhe fitimi i kompanisë arriti në 9.2 miliardë dollarë nga 6.7 miliardë dollar një vit më parë, mirëpo analistët kishin parashikuar fitim prej 10.45 dollarë për aksion por Google fitoi 13.06 dollarë. /Telegrafi/