LAJMI I FUNDIT:

Google AR mundëson të vendosen kafshë virtuale në të gjitha hapësirat (Video)

Google AR mundëson të vendosen kafshë virtuale në të gjitha hapësirat (Video)

Tigër në oborr, qen në mes të dhomës, apo një panda në shtegun malor, ku keni kryer ecjen e mëngjesit.

Të gjitha këto janë të mundura me Google AR, që ka zhvilluar një algoritëm të realitetit të shtuar, që mundëson të vendosi kafshë virtuale, në hapësira të ndryshme, prej dhomës së gjumit deri në kuzhinë, transmeton Telegrafi.


Sipas 9to5Apple, kërkimi gjatë kësaj jave ka qenë shumë i madh, kryesisht për kafshë të egra, të cilat lëvizin në sistem 3D, derisa nëpërmjet telefonit të zgjuar, mund të barten edhe në hapësirat e dëshirueshme.

Gjatë muajit maj, Google AR e ka ofruar të njëjtin format, në vendosjen e disa pjesëve nëpërmjet Google Maps.

Tani kafshët virtuale janë edhe më interesante, sepse shfaqen në ambientet më të papritshme, ndërsa edhe duken shumë të besueshme. /Telegrafi/