LAJMI I FUNDIT:

Goli mahnitës i Rodrit nga distanca po cilësohet se u anulua në mënyrë kontroverse nga VAR-i

Goli mahnitës i Rodrit nga distanca po cilësohet se u anulua në mënyrë kontroverse nga VAR-i

Rodri mendoi se kishte shënuar golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve për Manchester Cityn në Kopenhagë të martën në mbrëmje, por ai gol iu anulua më vonë pas rishikimit të VAR-it.

Gjatë pjesës së parë në Danimarkë, mesfushori spanjoll ‘shqeu’ rrjetën pas një goditje të jashtëzakonshme nga distanca.


Teknika e shfaqur nga Rodri ishte diçka e një niveli tjetër dhe po të lejohej të qëndronte, do të kishte qenë një nga golat më të mirë të parë në garën elitare evropiane të klubeve deri më tani këtë sezon.

Megjithatë, goli përfundimisht u anulua kur ata që përdornin sistemin VAR rishikuan situatën dhe i kërkuan gjyqtarit të shkonte dhe të kontrollonte monitorin e fushës.

Pse e bënë këtë? Sepse topi më parë kishte prekur lehtë dorën e Riyad Mahrez disa sekonda përpara se Rodri të shënonte nga rreth 25 metra.

Sulmuesi algjerian nuk mund të kishte bërë absolutisht asgjë për këtë dhe dora e tij sigurisht që nuk ishte në një pozicion të panatyrshëm.

Por, pas një vështrimi të zgjatur në një përsëritje të incidentit, gjyqtari përfundimisht deklaroi se ishte një lëvizje e paligjshme nga Mahrez dhe e anuloi golin e mrekullueshëm të Rodrit.

Kjo po cilësohet si një anulim në mënyrë kontroverse dhe se goli duhej të qëndronte. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori