Gold AG ka njoftuar se shumë shpejt do të sjellë këngën e re në bashkëpunim me këngëtaren e njohur të muzikës popullore, Shyhrete Behluli.

“Dashnia e nënës” është kënga që ka bërë bashkë dyshen, e cila do të nisë incizimet për klipin e ri javën e ardhshme.


Gjatë pjesëmarrjes në emisionin Express të KTV-së, Arian Agushi ka thënë se përkundër që i takon një zhanri tjetër, përherë e ka dëgjuar këngëtaren e njohur.

“‘Dashnia e nënës’ është kënga me Shyhrete Behlulin. Javën e ardhshme nisim incizimet për videoklipin.

“Do të dalë diçka e mirë. Është këngëtare që jam rritur me këngët e saja”, është shprehur reperi.