Donald Trump ka bërë disa premtime të mëdha gjatë fushatës presidenciale në SHBA.
Ai ka thënë se do t’i jepte fund luftës së Rusisë në Ukrainë dhe atyre në Lindjen e Mesme, përkatësisht luftës së Izraelit në Rripin e Gazës.
Por ajo që na intereson më së shumti në Kosovë, Evropë, pse jo edhe një pjese të madhe të kryeqyteteve botërore është nëse ai do të ndryshojë qasjen ndaj NATO-s.
Përveç këtyre, si “i paparashikueshëm” që vlerësohet, ai ka gjasa të bëjë edhe disa “goditje” në raport me disa vende të tjera në botë.
Si rezultat, ai mund të thuhet se do të jetë një sfidë në vete për aleatët më të afërt të Washingtonit nga NATO (dhe jo vetëm), si dhe për armiqtë tradicionalë të SHBA-së.
Raportet me NATO-n
Sa i përket raporteve me vendet anëtare të NATO-s, duhet kujtuar faktin se presidenti i zgjedhur nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij sesi SHBA-ja ka financuar për dekada “mburojën” e sigurisë mbi Evropën.
Madje, gjatë mandatit të tij të parë si president, Trump kërcënoi se do të tërhiqte SHBA-në nga aleanca.
Kjo nxiti një reagim, duke bërë që “aleatët të gërmojnë më thellë në xhepat e tyre” dhe të shpenzojnë më shumë për ushtritë e tyre.
Por, shefi i ri i NATO-s, Mark Rutte hodhi poshtë “skenarët e rasteve më të këqija” dhe shprehu shpresën për të krijuar një marrëdhënie të mirë pune me Trump, i cili do të inaugurohet si presidenti i 47-të i SHBA-së më 20 janar.
Lufta në Ukrainë
Një çështje e cila pritet të jetë në vëmendje të veçantë do të jetë lufta e Rusisë në Ukrainë.
Në prag të zgjedhjeve, Trump pretendonte në mënyrë të përsëritur se do t’i jepte fund shpejt kësaj lufte, megjithëse pa shpjeguar se si do ta do ta bënte një gjë e tillë.
Ndërsa mbështetja e SHBA-së për Ukrainën ndoshta edhe do të mund ndryshojë, vështirë të mendohet se ai do të ndihmonte “një dorëzim të plotë” të Kievit. Kjo për faktin se, sigurisht që ai nuk do të angazhohet për futjen totale të Ukrainës në orbitën e Putinit – edhe pse marrëdhënia e tij me presidentin rus ka parë momente interesante.
Lindja e Mesme
Trump përcolli një mesazh paqeje gjatë fjalimit të tij të fitores të mërkurën, duke thënë se “Unë nuk do të filloj luftëra, do të ndaloj luftërat”.
Ndërsa gjatë një paraqitjeje publike në Dearborn, Michigan, që ka një popullsi të konsiderueshme arabo-amerikane, Trump iu përgjigj një pyetjeje mbi situatën në Gaza duke thënë se “(Lufta) Duhet të ndalet. Duhet të bëjmë diçka që do të bëjë gjithçka të funksionojë. Ajo që duam është paqja”.
Kujtojmë se gjatë mandatit të kaluar, Trump njohu Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, duke forcuar pretendimin e tij mbi qytetin e diskutueshëm. Ai paraqiti një plan paqeje me palestinezët që shihej gjerësisht si favorizues për Izraelin.
Trump gjithashtu ndihmoi në sigurimin e marrëveshjeve midis Izraelit dhe katër vendeve arabe për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet tyre.
Analistët, megjithatë, pohojnë se fjalët e presidentit të zgjedhur duhet të merren pak me rezervë.
“Është ende shumë herët për të thënë nëse Trump do të përmbushë premtimet e tij për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme dhe në botë”, ka thënë Yousef Alhelou, një analist politik palestinez.
Palestinezët nuk presin që Trump të jetë një president pro-palestinez, sepse ata besojnë se “përfundimi i luftës” është një slogan politik që synon t’i shërbejë fushatës së tij zgjedhore, sipas Alhelou.
Madje palestinezët besojnë se të gjithë presidentët amerikanë – qoftë demokratë apo republikanë – kanë ndjekur gjithmonë të njëjtat politika kur bëhet fjalë për pushtimin e tokave të tyre nga Izraeli, thotë analisti palestinez.
“Por ndoshta Trump do të na befasojë. Ne do të shohim nëse ai është vërtet i interesuar për t’i dhënë fund luftës”, ka thënë Alhelou.
Gjithashtu, kujtojmë se “pikë tjetër e nxehtë” që pritet të zë vend në agjendën e tij është edhe Irani.
Për Iranin, për shembull, sipas analizave të mediave botërore, Trump mund të ofrojë një mbështetje shumë më të madhe ushtarake të SHBA-së për konfliktin e Izraelit kundër Teheranit dhe përfaqësuesve të tij – ndoshta edhe përfshirjen e drejtpërdrejtë të forcave amerikane ndaj Iranit.
Ai madje ka një qëndrim edhe më të ashpër ndaj Teheranit dhe ambicieve të tij bërthamore sesa administrata e Joe Biden.
Dhe vendimi i tij për të prishur një marrëveshje të madhe bërthamore me Iranin ishte një nga aktet më të rëndësishme të politikës së jashtme gjatë katër viteve të para të tij si president.
Fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA thuhet se ka nxitur reagime të përziera edhe në mesin e iranianëve të zakonshëm, me disa që i frikësohen një rreziku të shtuar të luftës dhe vështirësive ekonomike, por të tjerë që shpresojnë që qëndrimi i tij i ashpër mund të sjellë ndryshime politike në Iran.
Koreja e Veriut dhe Kina
Jo më pak të rëndësishme janë edhe qasja e tij në raport me Korenë e Veriut dhe Kinën.
Trump tha se marrëdhënia mes tij dhe liderit të Koresë së Veriut filloi “vërtet keq” dhe pretendoi se gjatë presidencës së Barack Obamës ata ishin afër luftës.
Ai tha se marrëdhëniet u përmirësuan gjatë presidencës së tij.
Pas rizgjedhjes së Trump, Edward Howell, një ekspert në marrëdhëniet ndërkombëtare tha se “Trump ka thënë tashmë, në tubime, se ai do të ofronte takimin me Kim Jong Un nëse zgjidhej, dhe ne nuk duhet ta përjashtojmë këtë mundësi”.
Mirëpo, “Koreja e Veriut e bëri të qartë se pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve, botëkuptimi i Phenianit ndaj SHBA-së nuk do të ndryshonte: Uashingtoni mbetet një fuqi ‘armiqësore’ që ndjek – me aleatët e saj – një ‘politikë armiqësore’ ndaj DPRK”, kujton Howell.
Dhe për fund, jo më pak e rëndësishme, është Kina.
Qasja e Amerikës ndaj Kinës vlerësohet si fokusi më i rëndësishëm strategjik i politikës së jashtme – dhe që ka implikimet më të mëdha për sigurinë dhe tregtinë globale.
Trump zhvilloi një luftë të paprecedentë tregtare kundër ekonomisë së dytë më të madhe në botë në korrik 2018 dhe vendosi tarifa që shkuan deri në 25% për importet kineze në SHBA.
Së fundmi, gjatë fjalimeve të tij në fushatën e vitit 2024, Trump sugjeroi që tarifat e SHBA-së për mallrat kineze mund të shkojnë deri në 60% ose më shumë, thuhet në një shkrim të TheConversation.
Dhe tarifa të mëtejshme mund të dëmtojnë strategjinë e rimëkëmbjes ekonomike të Kinës, e cila varet shumë nga eksportet.
Fatkeqësisht për Kinën, tarifat më të larta mund të mos jenë e vetmja gjë për të cilën Pekini duhet të shqetësohet nën një presidencë të dytë Trump.
Një SHBA e udhëhequr nga Trump ka të ngjarë të kufizojë sasinë e teknologjisë që “rrjedh” nga SHBA ose Evropa në Kinë, gjë që do të dëmtonte ambiciet e Kinës për t’u bërë lider global i Inteligjencës Artificiale në vitin 2030.
Një tjetër çështje është ajo e Tajvanit, për të cilën, ndryshe nga Biden, Trump ka qenë i paqartë nëse ai do të mbronte ishullin në rast të një pushtimi kinez.
Pavarësisht kësaj, ekziston frika se Trump mund të përfundojë një marrëveshje me Kinën dhe të përdorë Tajvanin si mjet pazaresh ose ndoshta të braktisë ishullin fare.
Dhe ndërsa Kina përgatitet për pasiguritë që mund të vijnë nga një presidencë e dytë e Trump, Pekini ka të ngjarë të ndjekë aleanca jashtë botës perëndimore.
Një faktor që mund ta bëjë Trump të shqetësohet për Tajvanin nën kontrollin e Pekinit, edhe nëse ai dëshiron që SHBA të prodhojë më shumë, është se ishulli prodhon 60% të të gjithë çipave. Ky produkt është thelbësor për përdorimin e elektronikës dhe AI në mbarë botën.
Në këtë rast, mbetet e paqartë se çfarë roli do të luajë Elon Musk në presidencën e dytë të Trump.
Trump kishte treguar se Musk do të kryesojë një komision qeveritar për efikasitetin, nëse fiton një mandat të dytë.
Megjithatë, duke pasur parasysh që makinat e tij elektrike Tesla janë shumë të varura nga tregu kinez dhe Tesla ka një fabrikë në Shangai, se çfarë roli do të luante Musk në kapërcimin e ndarjes Uashington-Pekin, mbetet për t’u parë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMohamed al Bashir emërohet kryeministër i përkohshëm i Sirisë, rebelët urdhërojnë luftëtarët të tërhiqen nga qytetet
Mohamed al Bashir emërohet kryeministër i përkohshëm: Të gjitha zhvillimet e fundit në Siri, MINUTË PAS MINUTE
Marina izraelite shkatërron flotën siriane, paralajmëron edhe grupin rebel
Shtatëdhjetë për qind e ukrainasve mbështesin modelin e Gjermanisë Perëndimore për anëtarësimin në NATO
Izraeli ka kryer më shumë se 300 sulme ajrore në Siri që nga rënia e Assadit
Tanket izraelite vetëm 20 kilometra larg Damaskut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Olta Gixhari tregon pse s’është pjesë e spektalit të sotëm
Pas situatës me Xhenetën, familja e Drilonit kanë një kërkesë për produksionin
Shoferi i një kamioni të Kosovës vdes papritmas në doganën e Serbisë
Si e morën kontrollin rebelët anti-Assad?
Grubi në listën e zezë amerikane, Bujar Osmani i mërzitur largohet nga emisioni LIVE
Kurti: Jemi pajisur me një aparaturë e cila është e vetmja në rajonin e Ballkanit