LAJMI I FUNDIT:

Godet me kamion motoçiklistin dhe ikë nga vendi i ngjarjes, e pëson keq nga një shofer tjetër që ia rrokullis kamionin (Video, +16)

Godet me kamion motoçiklistin dhe ikë nga vendi i ngjarjes, e pëson keq nga një shofer tjetër që ia rrokullis kamionin (Video, +16)

Shoferi i një kamioni të vogël i cili u mundua të ikë nga vendi i ngjarjes pasi e goditi dhe e shtypi një djalë të ri që ishte duke lëvizur me motoçikletë, e ka pësuar keq nga pala e tretë – shoferi i një veture tjetër që iu vërsul dhe në një moment e rrokullisi me veturë.

I dyshuari që e goditi dhe iku nga vendi i ngjarjes motoçiklistin, sigurisht se do të mendojë sërish para se të ndërmarrë një veprim të tillë, transmeton Telegrafi.


Ngjarja e tmerrshme është filmuar nga kamerat e sigurisë në provincën kineze Jiangsu, ku shihet se si shoferi  i kamionit të vogël e godet motoçiklistin dhe e përplas për tokë, dhe zhduket nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Por, në ato momente rastisi të jetë një shofer tjetër brenda një veture të tjetër që iu vërsul shoferit të kamionit, dhe në një moment nga goditja e madhe e rrokullisi kamionin e tij.

Motoçiklisti ka pësuar lëndime por është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa sipas mediave lokale autori i veprës së pafalshme është dënuar me 225 funte dhe 15 ditë paraburgim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Azia
Kalo në kategori