LAJMI I FUNDIT:

GM heq nga tregu mbi 27 mijë automjete në Korenë e Jugut

GM heq nga tregu mbi 27 mijë automjete në Korenë e Jugut

Kompania amerikane e automobilizmit, General Motors (GM), do të tërheqë 27.051 automjete Chevrolet të markës ‘Spark mini’ për shkak të një defekti në sistemin e transmetimit.

Ministria për Infrastrukturë dhe Komunikacion në Korenë e Jugut ka njoftuar se do të largohen veturat e prodhuara në periudhën qershor-dhjetor 2013.


Reuters njofton se vet kompania General Motors ia ka kumtuar defektin ministrisë jugkoreane dhe bëhet fjalë për automjetet që janë prodhuar pikërisht në atë shtet.

Automjetet Spark mini që janë prodhuar në Korenë e Jugut janë shitur edhe në SHBA dhe Evropë, mirëpo ato nuk kanë pasur defekte të ngjashme.

Që nga fillimi i këtij viti, General Motors ka tërhequr nga tregu 29 milionë automjete, gjysma e të cilave kanë pasur defekt në bravën e kontaktit dhe në ndezje.

Arsyeja ka qenë se ky defekt është akuzuar si fajtor për së paku 61 aksidente dhe 16 vdekje. /Telegrafi/