LAJMI I FUNDIT:

“Gjysmë viti në ferr”: Protestuesit në Izrael bëjnë thirrje për dorëheqjen e Netanyahut dhe zgjedhje të parakohshme

“Gjysmë viti në ferr”: Protestuesit në Izrael bëjnë thirrje për dorëheqjen e Netanyahut dhe zgjedhje të parakohshme

Protestuesit dolën sërish në rrugët e Tel Avivit, Caesarea-s dhe Haifa-s të shtunën, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe zgjedhje të parakohshme.

Demonstruesit kërkuan gjithashtu lirimin e të gjithë pengjeve izraelitë të mbajtur në Gaza, përcjell Telegrafi.


Shumë njerëz valëvitën flamuj izraelitë dhe mbanin tabela me imazhet e pengjeve, duke i bërë thirrje qeverisë t’i sillte ata të gjallë në shtëpi.

Në Tel Aviv, protestuesit u dëgjuan duke brohoritur: “Ne nuk kemi frikë; ju e shkatërruat vendin dhe ne do ta rregullojmë. Ne duam që ata (pengjet) të kthehen të gjallë dhe jo në arkivole”.

Ekipi i OBSH-së arrin në spitalin e shkatërruar të Gazës - sjellin pamje që tregojnë shkatërrimin atje
Lexo po ashtu Ekipi i OBSH-së arrin në spitalin e shkatërruar të Gazës - sjellin pamje që tregojnë shkatërrimin atje

Disa mbanin pankarta që i kërkonin qeverisë izraelite të bënte më shumë për t’i sjellë ata në shtëpi, ndërsa të tjerë mbanin pankarta që shkruanin: “Gjysmë viti në ferr”.

Protestuesit e tjerë u panë nga një ekip i CNN duke mbajtur flamuj dhe pankarta, me një shkrim: “Qeveria që shkatërroi vendin dhe copëtoi kombin”.

Një tjetër pankartë bënte thirrje për “ndarjen e fesë dhe shtetit”, dhe njëra thoshte se “Netanyahu është i rrezikshëm për Izraelin”.

Protestuesit në Haifa e quajtën qeverinë një dështim, duke thënë se Netanyahu është “fajtor, fajtor, fajtor”.

“Zgjedhje tani!”, shkruante në një pankartë të mbajtur nga një protestues. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Azia
Kalo në kategori