LAJMI I FUNDIT:

As gjysma e mjeteve të mbledhura nuk shfrytëzohen për mjedisin

As gjysma e mjeteve të mbledhura nuk shfrytëzohen për mjedisin

Më shumë se tre milionë euro në vit shkojnë në buxhetin e shtetit vetëm nga taksat ekologjike, që mblidhen nga regjistrimi i automjeteve.

Kjo shumë sipas njohësve të mjedisit, është dashur të shkojë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor pasi, sipas tyre, po bëhet shumë pak për mjedisin, raporton KTV.


E, iniciativa “EKosova”, kërkon nga qeveria që të zbatojë rekomandimin e Komisionit Evropian në Raportin për Kosovën, ku thuhet se taksa që mblidhet nga automjetet për mjedisin, duhet të shfrytëzohet për mjedis.

Në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor thonë se kanë bërë kërkesë që Ministria e Financave që menaxhon me buxhetin e shtetit, shuma që fitohet nga këto taksa t’i kthehet kësaj ministrie, në mënyrë që të kenë mundësi të investojnë në mjedis.

Ministria e Financave thotë se sipas Ligjit, të gjitha llojet e tatimeve grumbullohen vetëm në një vijë buxhetore.