LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtari i Ligës së Kampionëve ndërron jetë në moshën 42-vjeçare

Gjyqtari i Ligës së Kampionëve ndërron jetë në moshën 42-vjeçare

Gjyqtari francez Johan Hamel ka ndërruar jetë derisa ishte në stërvitje, duke pësuar sulm në tru.

Hamel, një arbitër në Ligue 1 dhe Ligën e Kampionëve, ishte vetëm 42 vjeç. Ai ndau drejtësinë e një ndeshje së fundmi më 6 nëntor, pasi Lille barazoi me Rennes, ndërsa ishte gjithashtu në detyrë për ndeshjen e Real Madridit ndaj Celticut në “Santiago Bernabeu” më 2 nëntor. Ai kishte qenë gjithashtu në dhomën VAR-in për fitoren e PSG-së ndaj Auxerre në “Parc des Princes” të dielën.


Hamel ishte një nga gjyqtarët elitë të Francës që nga viti 2016, duke drejtuar 135 ndeshje në Ligue 1 dhe 85 në Ligue 2. Ai kishte mbi 300 ndeshje profesionale të drejtuara, duke qenë një arbitër profesionist që nga viti 2011, por pësoi një goditje në tru gjatë stërvitjeve rutinë stërvitore të martën në mbrëmje, njoftoi të mërkurën Unioni i Gjyqtarëve Elitë të Futbollit (SAFE).

Hamel ishte një nga zyrtarët më me përvojë të Francës

Në një deklaratë nga SAFE thuhej: “Arbitrazhi është në zi. Mësojmë për vdekjen e kolegut dhe mikut tonë, Johan Hamel, gjyqtar i Ligue 1, në moshën 42 vjeçare”.

“Familjes, të afërmve dhe miqve të tij, SAFE dhe Arbitrat dërgojnë ngushëllimet e tyre më të thella. Johan, do të na mungosh”.

Kampionët francezë, PSG dhe klubet e shumta i bënë homazhe Hamelit, duke shkruar në rrjetet sociale: “Paris Saint-Germain dërgon ngushëllime për familjen dhe të dashurit e Johan Hamel, si dhe për të gjithë gjyqtarët francezë”.

Lyon shtoi: “Sapo mësuam me trishtim të pamasë vdekjen e Johan Hamel. Olympique Lyonnais dërgon ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij, të dashurit e tij, si dhe për të gjithë trupën e arbitrave francezë|.

LFP, organi drejtues i futbollit francez, ka njoftuar se nga tani deri në rifillimin e sezonit, do t’i bëhen homazhe në nderim të tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori