LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtari kosovar shërohet nga coronavirusi

Gjyqtari kosovar shërohet nga coronavirusi
Foto: Ilir Mehmeti/Facebook

Gjyqtari kosovar, Ilir Mehmeti ka bërë të ditur se është shëruar plotësisht nga coronavirusi.

Ai kishte qëndruar për 14 ditë në vetëizolim, por në testimet e fundit, ka rezultuar negativ.


Gjyqtari nga Superliga e Kosovës e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Te nderuar. Pas 14 ditësh qëndrimi ne izolim pas rezultatit pozitiv me Covid 19, ne ritestimin e bere sot kam rezultuar NEGATIV”.

“Faleminderit te gjithëve pre mbështetje. Kujdes po, panik jo”, ka shkruar ai. /Telegrafi/