eksperti-banner

Të martën nga ora 13:00 do të zhvillohet ndeshje e madhe mes Trepçës ’89 dhe Prishtinës.

Trepça ’89 që është lider në Superligën e Kosovës, do ta pres Prishtinën që është në vendin e dytë.


89-shi ka tubuar 45 pikë deri më tani, ndërsa Prishtina ka 39.

Ndeshja pritet me mjaftë interes nga futbolldashësit dhe pritet të ketë numër të madh të tifozëve.

ndeshja 1 Ndeshje që pritet me interes nga tifozët (Foto/ fcprishtina)

Edhe pse Trepça ’89 këtë e di dhe ka mundur të sigurojë mjaftë përfitime, gjysmën e fitimeve nga shtija e biletave do ta jap për bamirësi.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i klubit Abedin Zeka për faqen e klubit. /Telegrafi/

telegrafi sport app