LAJMI I FUNDIT:

Gjykimit për “Lagjen e Trimave” po i vjen fundi

Gjykimit për “Lagjen e Trimave” po i vjen fundi

Nesër do të vazhdojë gjykimi për rastin “Lagja e Trimave”. Pritet që në seancë të vërtetohen datat e fjalimeve përfundimtare të prokurorisë dhe mbrojtjes për 37 të akuzuarit për terrorizëm dhe pjesëmarrje në grupe terroriste, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pala mbrojtës nuk pret ndryshimin e aktakuzës pasi sipas tyre, rasti i Kumanovës që ndodhi më 9 maj të vitit 2015 është i montuar për motive politike.


Më 20 dhe 24 korrik pala mbrojtëse do ta thotë fjalën përfundimtare në mbrojte të të akuzuarve, ndërsa në shtator fjalën përfundimtare do të thonë 37 të akuzuarit./Telegrafi/