LAJMI I FUNDIT:

Gjykatësja federale e SHBA-së bllokon vendimin për ndalimin e TikTok-ut

Gjykatësja federale e SHBA-së bllokon vendimin për ndalimin e TikTok-ut

Një gjykatëse federale me emrin Laurel Beeler ka lëshuar një urdhër kundër ndalimit të administratës Trump për TikTok-un, i cili ishte vendosur të hynte në fuqi të dielën.

“Për të siguruar që sundimi i ligjit nuk hidhet poshtë dhe që kompania dhe përdoruesit tanë të trajtohen në mënyrë të drejtë, ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveç se të sfidojmë urdhrin ekzekutiv përmes sistemit gjyqësor”, kishte thënë TikTok më herët në një deklaratë.

Ndalimi kishte për qëllim bllokimin e TikTok dhe WeChat si dhe heqjen e tyre nga dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google. Për më tepër, azhurnimet e aplikacioneve ekzistuese do të ishin gjithashtu të ndaluara.

Pas urdhrit të gjykatëses, Departamenti i Tregtisë i SHBA-së, i cili është përgjegjës për zbatimin e ndalimit, lëshoi ​​një deklaratë që thoshte se “do të mbronte me forcë” ndalimin nga sfidat ligjore.

Javën e kaluar, gjykatat e SHBA-së lëshoi një urdhër të ngjashëm në të gjithë vendin kundër urdhrit ekzekutiv të presidentit Donald Trump për të parandaluar hyrjen në fuqi të ndalimit të WeChat.

Ndalimi i TikTok ishte planifikuar fillimisht për 20 shtator, por Departamenti i Tregtisë i SHBA-së e vonoi atë me një javë në 27 shtator për shkak të “zhvillimeve të fundit pozitive” në bisedimet në lidhje me shitjen e operacioneve të SHBA-së të TikTok-ut.

Departamenti i Tregtisë i SHBA-së ka gjithashtu një mundësi të një ndalimi të dytë të TikTok-ut. Ky ndalim i dytë ka një afat deri më 12 nëntor dhe i kërkon Bytedance të shesë TikTok-un për shkak të shqetësimeve të sigurisë kombëtare.

Të dyja këto ndalime janë instrumentet zyrtarë për zbatimin e dy urdhrave ekzekutivë që u nënshkruan nga presidenti Donald Trump në fillim të gushtit, i cili kishte etiketuar palën e aplikacioneve kineze si kërcënime të sigurisë kombëtare. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Teknologji
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Teknologji
Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Kalo në kategori