LAJMI I FUNDIT:

Gjykatat nuk shqiptojnë dënimet e duhura për prerësit ilegal të pyjeve

Gjykatat nuk shqiptojnë dënimet e duhura për prerësit ilegal të pyjeve

Prerja e vazhdueshme ilegale e pyjeve në Kosovë po konsiderohet si gjendje alarmante, e problemi kryesor që po shihet si faktor i prerjeve drunore është shqiptimi i ulët i dënimeve që jep gjykata për kryesit e kësaj vepre.

Këto dënime po konsiderohen më shumë si dënime simbolik se sa ndëshkimore dhe po i inkurajojnë keqbërësit të cilët janë recidivist, për të vazhduar me prerje ilegale.

Në këtë vit shihet se ka rritje të kësaj dukurie në krahasim me vitin paraprak, pasi në vitin 2018, kanë qenë 569 metër kub prerje, kurse në vitin 2019 janë 662 metër kub.

E përgjegjësit e pyjeve thanë se për parandalimin e kësaj dukurie nevojitet një bashkëpunim më i mirë në mes të Policisë, komunës, Agjensionit pyjor dhe gjykatave të Kosovës.

Drejtori i inspektoratit nga Agjencia Pyjore e Kosovës, Besim Zogu, tha për KosovaPress, se gjendja e pyjeve në Kosovë nuk është e mirë, e krejt kjo sipas tij, për shkak të dënimeve të vogla që aplikon gjykata ndaj personave që bëjnë prerjen ilegale të drunjve.

“Gjendja e pyjeve nuk është e mirë, ende ka nivel të lartë të prerjeve ilegale, është ende larg synimeve dhe objektivave që kemi ne si inspektorat edhe si institucione tjera që menaxhojnë me pyje dhe toka pyjore. Dënimet që aplikohen nga gjykata sa i përket keqbërësve ose prerësve ilegal, janë teje simbolike dhe po ta them një shifër që dikun 70 përqind ose 80 përqind të rasteve kur inspektorati i hasë persona të ndryshëm që sidomos kur tregtojnë masën drunore në mënyrë ilegale dhe që dënimet janë të parapara për këtë vepër minimumi 400 deri 5000 mijë euro, në 70 ose 80 përqind të rasteve gjykatat shkojnë nën këtë minimum, dhe të gjitha këto raste i apelojnë në Gjykatën e Apelit dhe i fitojnë, por politika e dënimeve që i aplikojnë gjykatat është tejet, tejet minimale dhe ndoshta mund të them lirishtë se më shumë është inkurajuese për keqbërësit se sa është politika ndëshkimore në mënyrë që ata tà « vetëdijesohen mos t’i përsërisin veprat për arsye se zakonisht, kemi të bëjmë më recidivist, me persona që i përsërisin këto veprave”, tha Zogu

Ushtrues detyre dhe udhëheqës i sektorit të pylltarisë në komunën e Prishtinës, Musli Halimi, tha se për mirëmbajtjen e pyjeve duhet të jetë një bashkëpunim më i mirë në mes të Policisë, komunës, Agjensionit Pyjor dhe gjykatave të Kosovës.

“Shkaqet kryesore po ta them kryesore është se komuna e Prishtinës nuk ka ngrohje tjetër për pos në shumicën e rasteve një përqindje shumë e madhe është që ngrohen me masë drusore, si shkas tjetër është edhe mos procedimi i lëndëve gjyqësore të cilat shkojnë në gjyq në gjykatë edhe gjykata nuk i trajton shumë seriozisht sepse njerëzit që merren me këtë lami quhen si raste sociale dhe gjykata nuk i trajton, nuk i dënon në atë masë sa që ata e meritojnë .Gjendja e vitit 2018 dhe 2019, nuk mundë të jetë një dallim shumë i madh ka prerje. Në vitin 2018 kanë qenë 569 metër kub prerje të cilat i kemi qu fletëparaqitjet, janë kap personat, kurse në 2019-ën janë 662 metër kub, është një diferencë, ka rritje por në kubikazhen kryesore po thuajse është e barabartë. Polici, komunë, gjykatë, Agjencion edhe me i parandalu këto dukuri mu ngrit niveli i kontrolles dhe i shqiptimit të masës së gjobës përmes prokurorisë , gjykatave dhe jam i bindur që këto ndalën edhe komuna e Prishtinës apo në nivel të Kosovës me marrë ndonjë iniciativë që ngrohjet mu ba në mënyra tjera jo me i pas vetëm prej drurit”, tha Halimi për Kosovapress.

Kurse ekologu Besnik Lekaj, tha se gjendja e pyjeve në vitin 2019 nuk është aq e kënaqshme për shkak se vetëm në 3 mujorin e parë të këtij vitit mbi 2 mijë hektar janë djegur dhe nëse në Kosovë vazhdon kjo periudhë e prerjeve ilegale të pyjeve, atëherë do të kemi mungesë të pyjeve dhe ndotje të madhe të ajrit.

“Gjendja në vitin 2019 nuk është aq e kënaqshme për shkak se vetëm në 3 mujorin e parë të këtij vitit diku mbi 2 mijë hektar janë djegur, duke ia shtu kësaj ato që dëmtohen prej prerjeve ilegale, prej dëmtuesve natyral që kanë pyjet, atëherë domethënë kjo rritët në hektar, prandaj çdo vit e më shumë vazhdimisht pyjet po dobësohen, po ulët kapaciteti i tyre lirues i oksigjenit dhe po kemi probleme mjaftë të mëdha edhe për shkak se ato janë një ndër akumuluesit më të mëdha të ujërave. Duke marrë parasysh që numrin e inspektoreve që kemi për hektar ose për metër të pyjeve është shumë i vogël, unë me sa kam informacione, Agjensioni për Pyje i ka në shtëpinë e vetë diku 11 inspektorë, edhe për sipërfaqen që ka Kosova me pyje është numër shumë i vogël prandaj edhe inspektimi ose monitorimi i pyjeve është shumë i vogël dhe i pa suksesshëm në Kosovë”, tha ai, duke shtuar se pyjet duhet të mbrohen edhe n ga qytetarët.

“Setcili qytetarë duhet me angazhu që pyjet vazhdimisht të mbrohen sepse pyjet kanë rëndësi të shumë anshme. Nëse vazhdon kjo periudhë e prerjeve ilegale ose shkatërrimit të tyre ose djegieve tyre, atëherë kemi me pas mungesë të pyjeve dhe kemi me pas me një aspekt ndotje të ajrit nëpër Kosovë, nëpër qytete të shumta të Kosovës, për shkak se pyjet janë ato që e monitorojnë ajrin e lirojnë oksigjenin dhe e thithin dioksitin e karbonit në bazë të sipërfaqeve gjelbëruese që e mbulojnë territorin tonë, prandaj është e rëndësishme që të kujdesemi, t’i ruajmë pyjet”, tha Lekaj.

Kujtojmë se në vitin 2018, kanë qen 569 metër kub prerje, kurse në vitin 2019 janë 662 metër kub, dukuri kjo e cila po shënon rritje.