LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Supreme refuzon kërkesat për mbrojtje ndaj katërmbëdhjetë të dënuarve për marrje ryshfeti

Gjykata Supreme refuzon kërkesat për mbrojtje ndaj katërmbëdhjetë të dënuarve për marrje ryshfeti

Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të dënuarve: A.H., E.H1., S.H2., A.M., A.B., H.Sh., B.S., N.H., R.H., S1.H1., S.S., secili veç e veç për shkak të veprës penale marrja e ryshfetit në vazhdimësi dhe të dënuarit A1.B1., J.T.. dhe Z.Sh., për shkak të veprës penale marrja e ryshfetit, ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësve të të dënuarve dhe kërkesat e të dënuarve A.H., E.H1., S.H2., A.M., A.B., H.Sh., B.S., N.H., R.H., S1.H1., S.S., A1.B1., J.T.. dhe Z.Sh., të ushtruara kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës.

“Gjykata e shkallës së parë ka vërtetuar se nga orari ditor i punës i Drejtorisë Rajonale të Policisë dhe Raporti i patrullës së Njësisë Rajonale të trafikut, të dënuarit në vazhdimësi, pasi që kanë ndaluar drejtuesit e veturave dhe pasi që kanë komunikuar me ta u kanë shpjeguar kundërvajtjen e kryer dhe dënimin i cili mund t’u shqiptohet dhe me këtë rast në mënyrë të qartë është specifikuar data dhe koha kur të dënuarit kanë marrë shuma të parave me qëllim që ndaj drejtuesve kundërvajtës të mos shqiptojnë tiketa, përkatësisht dënime për kundërvajtje”, thuhet në njoftim.


Gjykata Supreme vlerëson se gjykata e shkallës së parë me rastin e shqiptimit të dënimit ka zbatuar drejt edhe dispozitat e ligjit penal dhe të dënuarve iu ka shqiptuar dënime brenda kornizës së përcaktuar të dënimit për këto vepra penale, bazuar në dispozitën e nenit 428 par.1 të KPRK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori