LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Supreme kthen në rivendosje rastin ndaj T.K. dhe të tjerëve, të akuzuar për fajde e krim të organizuar

Gjykata Supreme kthen në rivendosje rastin ndaj T.K. dhe të tjerëve, të akuzuar për fajde e krim të organizuar

Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të akuzuarve T.K. dhe të tjerëve për shkak të veprës penale krim i organizuar, lidhur me veprën penale detyrimi, e ka kthyer në rivendosje.

Kështu bëhet e ditur në një njoftim për media të Gjykatës Supreme.

“Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të akuzuarve T.K., për shkak të veprës penale krim i organizuar, lidhur me veprën penale detyrimi, ndërsa nga viti 2013 edhe për veprën penale fajde, si dhe të akuzuarve K.K., Gj.K., M.K., B.B., Gj1.K1. dhe G.K., për shkak të veprës penale krim i organizuar lidhur me veprën penale detyrimi”, thuhet në njoftim.

“… ndërsa nga viti 2013 edhe për veprën penale fajde, të akuzuarin B.O., për shkak të veprës penale detyrimi, të akuzuarit T.K. dhe Gj.K. edhe për veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, të akuzuarit T.K., K.K., B.B., M.K. dhe Gj.K., për shkak të veprës penale shpërlarja e parave, të akuzuarit T.K., K.K., Gj.K., M.K., për shkak të veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve, duke vendosur sipas ankesave të mbrojtësve të akuzuarve; T.K., Gj.K., M.K., G.K. dhe ankesës së të akuzuarit B.O., të paraqitura kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës APS.nr.6/2019 të datës 04.05.2020, në seancën e kolegjit të mbajtur me datën 08 tetor 2020, miratoi ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve T.K., Gj.K., M.K. dhe G.K., e sipas detyrës zyrtare, në raport me të akuzuarit K.K., B.B., Gj1.K1. dhe B.O., anuloi aktgjykimin e Gjykatës së Apelit APS.nr.6/2019 të datës 04.05.2020, dhe çështja i kthehet Gjykatës së Apelit në rigjykim dhe vendosje”.

“Ankesa e të akuzuarit B.O., është cilësuar jo lëndore, ndërkaq ndaj të akuzuarve T.K., K.K., Gj.K., B.B. dhe B.O., është vazhduar paraburgimi i caktuar me aktvendimin APS.nr. 06/2019 të datës 04.05.2020”.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori