LAJMI I FUNDIT:

Gjykata refuzoi kërkesën për paraburgim për lëndën ‘Titanik’

Gjykata refuzoi kërkesën për paraburgim për lëndën ‘Titanik’

Gjykata Themelore Shkup 1 – Shkup sot kumtoi se është refuzuar kërkesa për paraburgim për personat e akuzuar në lëndën “Titaniku” të Prokurorisë Publike Speciale, ndërsa janë përcaktuar masa kujdesi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas shqyrtimit të propozimeve dhe vlerësimit të fakteve dhe dëshmive, Këshilli gjyqësor në kuadër të Gjykatës Themelore Shkup 1 – Shkup solli vendime me të cilat propozimi për përcaktimin e masës së arrestit kundër N.G., M.P., K.B., M.J. dhe G.J. refuzohet si i pabazë. Me obligim zyrtar u përcaktohen masa kujdesi edhe atë obligim që të akuzuarit të paraqiten tek personi kompetent zyrtar në gjykatë një herë në javë, marrjen e përkohshme të dokumenteve të udhëtimit dhe ndalesë për lëshimin dhe marrjen e dokumenteve diplomatike.


Propozimi për përcaktimin e masave të kujdesit kundër K.M., L.R., R.D., Xh.A., M.N., D.D., E.T., M.P., K.T., K.B., S.K., D.A., L.R., G.J., B.B.B. dhe I.D., fuqizohet dhe u përcaktohen masa kujdesi edhe atë obligimi që një herë në javë të paraqiten tek personi zyrtar kompetent në gjykatë, marrjen e përkohshme të dokumenteve të udhëtimit dhe ndalesë për lëshimin dhe marrjen e dokumenteve diplomatike për K.T., K.V., B.B.B. dhe I.D.

Kundër këtyre vendimeve lejohet e drejta e ankesës në afat prej tre ditësh në Gjykatën e Apelit.

Gjykata penale kumtoi se nga PPS gjatë 29 qershorit dhe mbrëmjes midis 30 qershorit në Gjykatën Themelore Shkup 1 – Shkup janë dorëzuar gjithsej gjashtë aktakuza prej të cilave për pesë janë dorëzuar propozime për përcaktimin e masave për sigurimin e pranisë dhe masa kujdesi për 13 persona, ndërsa në sektorin për Krim të organizuar dhe korrupsion janë dorëzuar gjithsej 11 aktakuza prej të cilave për 10 janë dorëzuar propozime për përcaktimin e masave për sigurimin e pranisë dhe masa kujdesi kundër 54 personave, njofton AIM.

Të gjitha aktakuzat në pajtim me sistemin elektronik për udhëheqjen e lëndëve janë sistemuar në vlerësim tek gjykatësit dhe të gjitha propozimet, menjëherë pas pranimit janë dërguar për vendimmarrje tek këshillat kompetente penale. Gjatë fundjavës, krahas gjykatësve në këshillat gjyqësorë janë angazhuar edhe nëpunës plotësuar dhe dorëzues në gjykatë dhe të gjitha propozimet janë vendosur në afatin e përcaktuar ligjor ndërsa pas përpunimit me shkrim të vendimeve të njëjtat u janë dorëzuar palëve dhe për vendimet e marra u informua opinioni, thuhet në kumtesën e Gjykatës. /Telegrafi/