LAJMI I FUNDIT:

Gjykata koreane-jugore: Bitcoin ka vlerë ekonomike

Gjykata koreane-jugore: Bitcoin ka vlerë ekonomike

Gjykata e rrethit Suwon në Korenë e Jugut, dje për herë të parë ka vendosur se Bitcoin ka vlerë ekonomike dhe nuk mund të konfiskohet. Kjo e përmbysi një vendim të mëparshëm të gjykatës i cili nuk e njohu kriptovalutën Bitcoin.

Në shtator të vitit të kaluar, gjykata nuk e pranoni Bitcoin dhe vendosi se kjo mund të konfiskohet.


Një zyrtar nga gjykata shpjegoi se ata nuk mendonin se Bitcoin të ketë ndonjë vlerë ekonomike, sepse ajo është ‘në formën e dosjeve elektronike pa subjekte fizike, ndryshe nga paraja’, përcjell Telegrafi.

Pas vendimit të parë, në dhjetor prokurori apeloi në gjykatë lidhur me konfiskimin e Bitcoin.

“Bitcoin mund të shëndrrohet në para si mjet shkëmbimi. Mund të përdoret si mjet pagese përmes tregtarëve, prandaj duhet të konsiderohet se ka vlerë ekonomike”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Koreja e Jugut lëshon udhëzimet zyrtare për shkëmbimet e kriptovalutave
Lexo po ashtu Koreja e Jugut lëshon udhëzimet zyrtare për shkëmbimet e kriptovalutave

Ditë më parë, Qeveria e Koresë së Jugut ka lëshuar zyrtarisht dy grupe të udhëzimeve të premtuara më parë që përcaktojnë masat rregulluese të kriptovalutave. Përveç detajeve të sistemit të ri të emrit të vërtetë për t’i dhënë fund tregtisë anonime të kriptovalutave, gjithashtu qeveria botoi udhëzimet e saj kundër pastrimit të parave për bankat që ofrojnë shërbime për shkëmbimet e kriptovalutave. /Telegrafi/