LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Administrative e Maqedonisë vendosi në favor të Qeverisë në lidhje me mbështetjen financiare të shoqatave në kushte të krizës Covid

Gjykata Administrative e Maqedonisë vendosi në favor të Qeverisë në lidhje me mbështetjen financiare të shoqatave në kushte të krizës Covid

Në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut Gjykata Administrative në seancën e mbajtur më 17
korrik, duke vendosur për padinë e paditësit Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes dr. Dragi Rashkovski, sekretar i përgjithshëm i Qeverisë, solli vendim dhe e publikoi vendimin me të cilën e respektoi padinë e paditësit Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Sekretariati i Përgjithshëm dhe e hodhi poshtë vendimin e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit si të pabazë me atë që ankesën e
OBRM-PDUKM-së dhe Koalicionit “Ripërtëritje e Maqedonisë” të parashtruar nga nënshkruesi i autorizuar Igor Janushev nga Velesi më 7 korrik të vitit 2020 deri te Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit e refuzoi si të pabazë.

Siç bënë të ditur nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë, ky vendim i Gjykatës Administrative vjen pas ankesës së parashtruar të OBRM-PDUKM-së dhe Koalicionit “Ripërtëritje e Maqedonisë” në lidhje me publikimin e “Konkursit për mbështetje financiare të shoqatave dhe fondacioneve për masa për përballje me krizën KOVID-19” dhe me nënshkrimin e marrëveshjeve për ndihmë financiare për pagesë të mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në periudhën e fushatës zgjedhore për zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.


“Në shpjegimin e Gjykatës Administrative në lidhje me refuzimin e vendimit të KSHPK-së dhe të ankesës së OBRM-PDUKM-së dhe Koalicionit “Ripërtëritje e Maqedonisë” thuhet se në këtë rast është bërë pagesa nga Buxheti i RMV-së, për çka janë marrë disa vendime dhe Program për sigurimin e mbështetjes financiare, në situatë të jashtëzakonshme dhe pagesa ishte vetëm një realizim i këtyre vendimeve dhe programeve, i qartë nga marrëveshjet e bashkangjitura, dhe se është e parëndësishme nëse pagesa është bërë para zgjedhjeve të 15 korrikut 2020″, thuhet në shpjegimin e Gjykatës Administrative .

Për më tepër, thuhet, Gjykata Administrative në shpjegim thotë se në përputhje me nenin 9 paragrafi 1 të Dekretit me fuqi ligjore për çështje që lidhen me zgjedhjet e deputetëve për kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut më 15 korrik 2020 (të publikuar në “Gazetën Zyrtare të RMV-së” nr. 160/2020 të 15.06.2020) nga dita e hyrjes në fuqi e këtij dekreti me fuqi ligjore e deri në ditën e përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, nuk zbatohen nenet 8-a, 75-g, 75 d dhe 84 -a nga Kodi Zgjedhor, si dhe neni 34 i Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit.

“Qëllimi i realizimit të marrëveshjeve, sqaron Gjykata Administrative, është kryesisht në ofrimin e ndihmës për ata që kanë nevojë për të, mbështetje financiare për shkak të krizës globale për shkak të pandemisë KOVID-19 për të cilën u bashkëngjitën prova se të gjitha procedurat ishin respektuar nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së RMV-së, ndërsa data e pagesës nuk është e diskutueshme për gjykatën, pra pagesa para kohe do të thotë ndihmë më e shpejtë financiare në kushtet e pandemisë”, thuhet në kumtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Siguri
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai

Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai

I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para

I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Kalo në kategori