LAJMI I FUNDIT:

“Gjurmët” rikthehen me koncert në Prishtinë më 12 qershor

“Gjurmët” rikthehen me koncert në Prishtinë më 12 qershor

Rock-grupi i famshëm shqiptar, “Gjurmët”, kanë vendosur të rikthehen me një gala koncert në Prishtinë.

Ata kanë vendosur që koncertin ta organizojnë në muajin e qershive, duke dashur të jetësojnë edhe më tepër një nga hitet e tyre më të mëdha, “Një grusht qershi”.


Duke dashur të çlirojnë krijimtarinë e tyre, koncerti do të mbahet pikërisht në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, pra më 12 qershor.

Mbrëmja është paraparë të mbahet në sallën “1 tetori”, me fillim nga ora 20:30.

“Gjurmët” shquhet si një nga grupet më ikonike të muzikës ‘rock’ në trojet shqiptare.

Në fund të vitit 2015, ata patën një rikthim tjetër të madh si grup, me një gala-mbrëmje të mbajtur në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë. /Telegrafi/