LAJMI I FUNDIT:

Gjukanoviq vjen në Kosovë, bllokohen disa rrugë

Gjukanoviq vjen në Kosovë, bllokohen disa rrugë
Foto: Ilustrim

Sonte (hënë) në orët e mbrëmjes, Republikën e Kosovës pritet ta vizitojë presidenti i Republikës së Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, së bashku me një delegacion shoqërues.

E për këtë çështje, Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.


“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore, ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete”, njoftoi Policia.

“Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga qytetarët dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik”, thuhet në njoftimin e Policisë s% Kosovës.