LAJMI I FUNDIT:

Gjuetarja kontroverse shqetësoi me postimin e fotografisë (Foto)

Gjuetarja kontroverse shqetësoi me postimin e fotografisë (Foto)

Larisa Switlyk nga Shtetet e Bashkuara, ia ka shqetësuar mbrojtësit e të drejtave të kafshëve dhe shoqatat e gjuetarëve, kur postoi një fotografi të paturpshme, derisa ndodhej për gjueti në Skoci.

Me të vrararë një cjap, ajo u fotografua derisa mbante afër edhe një lodër seksuale, që ishte e mbuluar nga gjaku, transmeton Telegrafi.


Kjo ka shqetësuar komunitetin e gjuetarëve, duke e konsideruar si ofendim të rëndë për trofeun që e ka zënë si dhe tallje me këtë sport të vjetër.

Switlyk pranë cjapit të mbytur

“Nuk lejohet asnjë keqtrajtim i trupit të kafshës së mbytur, aq më pak një ofendim i tillë”, ka thënë një gjuetare britanike, që ishte pjesë e grupit.

Kur largoi fotografinë, gjuetarja kontroverse shkroi se i vjen keq, ndërsa nuk e di mirë pse e realizoi atë veprim. “Grushtin e gomës e kisha në çantë, pasi një natë më parë e festuam ditëlindjen time të 30-të, mendova se ishte mahi” ka shkruar Switlyk, para se të kërkoi falje.

Ngjarja vjen në kohën kur ka filluar sezoni i gjuetisë në malet skoceze, pasi deri më tani ishte e ndaluar. /Telegrafi/