LAJMI I FUNDIT:

Gjoshi i PDK-së për mos procedimin e pagave për arsimtarët: Kurti është në kërkim të një “Agim Veliu” për ta rrëzuar veten

Gjoshi i PDK-së për mos procedimin e pagave për arsimtarët: Kurti është në kërkim të një “Agim Veliu” për ta rrëzuar veten
Betim Gjoshi-PDK/Foto: Ridvan Slivova

Anëtari i Kryesisë së PDK-së Betim Gjoshi ka thënë se mos-procedimi i pagave për mësimdhënësit është alibi nga Kurti për të rrëzuar veten.

Përmes një postimi në Facebook, Gjoshi ka thënë se Albin Kurti është në kërkim të “Agim Veliut” të rastit për ta rrëzuar veten.


“Mos procedimi i pagave për mësimdhënësit nga Qeveria, ka vetëm një shpjegim – Albin Kurti është në kërkim të “Agim Veliut”, të rastit për ta rrëzuar veten, për të ikur nga përgjegjësia, për të ikur nga Qeveria”.

Ish-anëtari i PDK-së në KQZ ka thënë se Kurti nuk do të rrëzohet pasi sipas tij të gjithë duhet ta kuptojnë se ai është i pa aftë për të drejtuar vendin.

“Jo kryeministër, nuk ka me ikë. Aty do të rrish derisa të gjithë do ta kuptojnë, i madh e i vogël, se ti je një i paaftë dhe që nuk ka gjë prej teje”, ka shkruar tutje Gjoshi./Telegrafi/