LAJMI I FUNDIT:

Gjosha: Buxheti 2018, buxhet që i shtyn të varfrit drejt varfërisë ekstreme

Gjosha: Buxheti 2018, buxhet që i shtyn të varfrit drejt varfërisë ekstreme

Klajda Gjosha e LSI-së e ka quajtur buxhetin e ardhshëm një rrënim për familjet shqiptare. Duke folur për Konventën e LGI të një dite më parë, Gjosha tha se salla ishte e mbushur plot për ti dhënë fund lidhjes së politikës me krimin dhe situata financiare e vështirë për çdo familje.

“E para sepse duhet ti jepet fund lidhjeve të politikës me krimin dhe e dyta sepse situata financiare është kthyer në një dhimbje të madhe për çdo familje shqiptare. Shpresa e fundit që mund të mbahej te buxheti i vitit të ardhshëm, i vitit 2018, fatkeqësisht edhe ky buxhet rrënon akoma më shumë situatën në familjet tona. Është një buxhet që i shtyn të varfrit drejt varfërisë më ekstreme dhe po detyron shtresën e mesme, por edhe rininë e këtij kombi që të largohet nga Shqipëria. Dua ti siguroj të gjitha gratë dhe vajzat që ky është vetëm fillimi i marshimit tonë drejt ndryshimit, dhe unë kam bindjen se së bashku jo vetëm do të punojmë për një Shqipëri më të mirë, por duke filluar nga sot nuk do të ndalemi më derisa politika të ndahet plotësisht nga krimi dhe ne t’ia kthejmë Shqipërinë tonë të dashur fëmijëve tanë sepse e ardhmja i takon vetëm atyre”, deklaroi Gjosha. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori