LAJMI I FUNDIT:

Gjorgiev: Pritet të vazhdojë ulja e çmimeve të materialeve ndërtimore

Gjorgiev: Pritet të vazhdojë ulja e çmimeve të materialeve ndërtimore

Drejtori i SH.A. “Ndërtim dhe menaxhim i hapësirës banuese dhe biznesore me rëndësi për Republikën”, Zoran Gjorgiev tha se ka rënie në çmimin e materialit ndërtimor dhe pritet që i njëjti trend të vazhdojë.

Gjorgiev thotë se me rënien e çmimit të materialit ndërtimor, pritet të bie edhe çmimi i banesave për metër katrorë.


“Sipas asaj drejt së cilës ka lëvizje, ka disa ulje në çmimet e materialeve të ndërtimit dhe çmimet në çdo rast do të bien. Ne si kompani jemi thjesht kompani shtetërore që jemi edhe rregullator i çmimit, për këtë për kohë të shkurtër do të nis ndërtim në “furrën e vjetër të ushtrisë”, kështu që të mund që kësaj “çmendurie” që e ka kapur shtetin, por edhe rajonin për metër katrorë, të jemi një lloj rregulluesi. Mendoj se çmimet do të bien ndjeshëm”, tha Zoran Gjorgiev.