LAJMI I FUNDIT:

Gjon Karrica flet për fillimet në karrierë: Në vitin 2008 kam bërë një album, i cili nuk ishte i suksesshëm

Gjon Karrica flet për fillimet në karrierë: Në vitin 2008 kam bërë një album, i cili nuk ishte i suksesshëm
Foto: Screenshot/YouTube

Gjon Karrica është po ashtu një nga personazhet më të dashur për publikun nga Big Brother VIP Kosova.

Ai ka fituar zemrat e publikut me lojën që po bën brenda, pozitivitetin që po përcjell e mes tjerash edhe për batutat që herë pas here lëshon.


I njëjti së fundmi brenda shtëpisë është intervistuar nga banori Fis Juniku, ku ka rrëfyer fillimet në karrierë.

Foto: Screenshot/YouTube

Gjoni tregon se ka lindur në Gjakovë dhe se ka filluar të merret me muzikë që në moshë të re.

“Unë jam i lindur në vitin 1984. Kam lindur në Gjakovë. Vitet e para që unë kam filluar të merrem me muzikë kanë qenë rreth moshës shtatëvjeçare. Më shumë kam bërë për vete. Si çdo tjetër, kam filluar vetëm të bëj. Në atë kohë ishte vëllai im dhe nëna ime të cilët i futesha, unë isha nën tavolinë dhe ata më kanë bërë ‘beat’-in”, u shpreh ai.

Foto: Screenshot/YouTube

Por, që Lugati shton se filloi të bënte këngë në mënyrë profesionale në vitin 2008.

“Në mënyrë profesionale ka qenë viti, unë kam kënduar gjithmonë. Në vitin 2008 e kam bërë një album, i cili nuk ishte i suksesshëm dhe atëherë vazhdova në vitin 2013. Kishte shumë faktorë që albumi nuk ishte i suksesshëm kur të jetosh jashtë ta rregullosh një dritare nga Zvicra është e pamundur sidomos në atë kohë po flasim për vitin 2007-2008 kur interneti dhe këto gjërat e tjera nuk kanë qenë prezent”.

Të gjitha lajmet nga Gjon Karrica
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gjon Karrica

Ai tutje theksoi se në vitin 2014 ka fituar çmimin e parë dhe që atëherë ka qenë më i angazhuar me këngë e projekte të reja.

“Kam filluar në vitin 2012 duke provuar diçka në studio dhe erdhi kënga Lugati që u prit shumë mirë. Kështu nisi duke u rritur puna. Në vitin 2014 mora çmimin e parë”, thotë artisti i njohur. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Kalo në kategori