LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka gati për turneun memorial “Avni Hyseni 2022”, fillon sot dhe përfundon të dielën – Adnan Hyseni tregon të gjitha detajet

Gjithçka gati për turneun memorial “Avni Hyseni 2022”, fillon sot dhe përfundon të dielën – Adnan Hyseni tregon të gjitha detajet

Sot (e enjte) pritet të fillojë turneu memorial “Avni Hyseni 2022” që do të zgjasë tri ditë, nga sot deri të dielën, teksa do të zhvillohet në Palestrën e Sporteve “Karagaçi” në Pejë.  

Pas dy viteve mos-organizim shkaku i pandemisë COVID-19, Pejës, Kosovës dhe gjithë shqiptarëve i rikthehet turneu memorial në futsall “Avni Hyseni”.


Ky turne zhvillohet për nder të veprës patriotike dhe sportive të ish-luftëtarit dhe ish-nënkryetarit të FC Besa Futsal, Avni Hyseni.

Organizimi i këtij turneu bëhet nga vëllai të ndjerit, Avni Hyseni, Adnani, i cili gjithashtu është një luftëtar i njohur, kontribuues shumë vjeçar i sportit, si dhe një humanist i madh tash e disa vite.

Për turneun në përgjithësi, organizimin dhe mbarëvajtjen e tij ka folur Adnani për Telegrafin.

“Sot me 14 korrik 2022 në palestrën e sporteve Karagaqi në Pejë, nga ora 19:00 fillon edicioni i dyte i Turneut Memorial dedikuar luftëtarit për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar si dhe Nënkryetarit të klubit FC Besa Futsal, Avni Hyseni nga Peja. Ky turne do vazhdoj me datën 15 korrik me ndeshjet e gjysmëfinale dhe do përfundoj të dielën me 17 korrik, me finalen e madhe dhe një ndeshje revyale para finales se madhe, në mes Reprezentacionit të veteranëve të Kosovës në futboll dhe ekipit të Veteraneve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë fillimisht Adnan Hyseni.

“Pjesëmarrës janë 8 ekipe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriu, ku pjesë e tyre janë lojtarët profesionist të futsallit si dhe me ftesë speciale janë ftuar ekipi i FSK-së dhe ekipi i tifozëve Dardanët”.

“Edicioni i parë ka qenë madhështor duke pasur ndeshje fantastike po edhe shikueshmëri te madhe e që pritet të ndodh edhe ne edicionin e dytë i cili fillon sonte me 4 ndeshje”.

“Për shkak të pandemisë turneu nuk është organizuar për dy vite dhe vlen te ceket se Turneu Memorial Avni Hyseni është mbështetur financiarisht nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe Komuna e Pejës, pa të cilën mbështetje do ishte e vështirë realizimi i kësaj ngjarje sportive dhe kombëtare”, përfundoi Hyseni.

Orari i ndeshjeve të ditës së sotme:

19:00 KF Besa Sllupçan – Dardanët

19:40 FC Liqeni – FSK

20:20 FC Drenica – Alfa – 1

21:00 FC Peja – FC Trepça

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

La Liga
Kalo në kategori