Gjithçka çfarë duhet të dini për dhimbjen intensive të kokës dhe mënyrën e trajtimit
Dhimbja intensive e kokës është lloji më i zakonshëm i dhimbjes së kokës në popullatë. Ndodh pothuajse në të gjitha grupmoshat, tek gratë në një numër pak më të lartë sesa tek burrat.
Tipike për dhimbjen intensive të kokës është se shfaqet me intesitet të lehtë deri mesatare, është bilaterale dhe jo pulsuese, siç është ndjenja e shtrëngimit, presionit në kokë ose rëndesë në kokë dhe shpatulla. Ndonjëherë shoqërohet me ndjeshmëri ndaj dritës ose tingujve, më rrallë me nauze, por pa u përkeqësuar gjatë aktivitetit fizik normal.
Sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Dhimbjeve të Kokës, ekzistojnë tre nëntipe të dhimbjeve intensive:
– episod i rrallë, me dhimbje koke që shfaqen deri një herë në muaj (më pak se 12 dhimbje koke në vit) – episod i shpeshtë, me dhimbje koke të shfaqur deri në 14 ditë në muaj
– kronike, me dhimbje koke më të shpeshta se 14 ditë në muaj.
Dhimbja intensive episodike e kokës është nëntipi më i zakonshëm. Shoqërohet me situata stresuese, është me intensitet të moderuar dhe ndalon në mënyrë spontane ose me përdorimin e barnave analgjezik, dhe për këtë arsye pacientët zakonisht nuk kërkojnë ndihmë mjekësore, por blejnë barna për të cilat nuk kanë nevojë për recetë.
Dhimbjet intensive kronike të kokës zakonisht zgjasin me ditë, shoqërohen shpesh nga muskuj të ndjeshëm perikranial dhe rezultojnë në kufizim të moderuar të aktiviteteve të jetës së përditshme. Predispozita gjenetike shoqëroron zhvillimin e këtij nëntipi të dhimbjes intensive të kokës.
Shkaqet e dhimbjes intensive të kokës nuk dihen plotësisht, ndërsa faktorët kryesorë që ndikojnë konsiderohen të jenë stresi dhe tensioni psikologjik.
Për trajtimin e dhimbjeve intensive të kokës, rekomandohet marrja e analgjezikëve të tillë si paracetamoli, barnat josteroidale anti-inflamatorë dhe analgjezikët e kombinuar. Në llojin kronik rekomandohet edhe trajtimi parandalues. Përveç barnave, mund të përdoren metoda jo-farmakologjike si terapia njohëse e sjelljes, teknikat e relaksimit dhe metoda biofidbeku, qëllimi i të cilave është identifikimi i faktorëve që provokojnë dhimbjen dhe ndryshimi i reagimit ndaj tyre.
Ekzaminimi klinik i pacientëve me dhimbje koke të tipit intensiv, si dhe testet diagnostikuese (laboratorike, EEG dhe MR), nuk tregojnë ndryshime të tjera, gjë që klasifikon këtë lloj dhimbje koke në grupin e dhimbjeve fillestare. Nëse bëhet fjalë për një dhimbje koke inensive të shpeshtë episodike ose kronike, ekzaminimi i mjekut është i rëndësishëm për të përcaktuar llojin e dhimbjes së kokës, në mënyrë që të përcaktohet terapia dhe mundësisht të përjashtohet një shkak tjetër i dhimbjes së kokës. Qasja e saktë terapeutike parandalon përparimin e dhimbjes akute në kronike dhe zhvillimin e efekteve anësore të mundshme të trajtimit analgjezik.
Brufen® Effect (ibuprofen) përdoret për lehtësimin simptomatik afatshkurtër të dhimbjeve të lehta deri të moderuara, siç janë dhimbje koke, përfshirë dhe krizat e migrenës/dhimbje koke e shoqëruar me migrenë, neuralgjitë, dhimbjet e dhëmbit, dhimbjet artikulare dhe muskulare, dhimbjet e mesit, dhimbjet menstruale dhe dhimbjet që vijnë nga ftohjet stinore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin