LAJMI I FUNDIT:

Gjirafa50 organizon lojën e madhe shpërblyese për javën e portokalltë

Gjirafa50 organizon lojën e madhe shpërblyese për javën e portokalltë

Gjirafa50, si dyqani më i madh i shitjeve online në rajon dhe më gjerë sa i përket produkteve teknologjike, çdo vit organizon Javën e portokalltë nga data 4 deri më 11 nëntor.

Gjatë kësaj jave, Gjirafa50 ofron super zbritje dhe oferta të produkteve teknologjike të cilat ju mund t’i gjeni këtu: https://gjirafa50.com

Në kuadër të kësaj, Gjirafa50 organizon gjithashtu lojën e madhe shpërblyese për të gjithë ata të cilët realizojnë blerjen e produkteve të ndryshme në Javën e portokalltë.

Pas çdo blerje që realizoni në Gjirafa50 gjatë Javës së portokalltë, automatikisht hyni në lojën e madhe shpërblyese për të fituar njërën nga shpërblimet e mëposhtme:

– Televizor Samsung 55″ 4K UHD

– Monitor Dell Alienware 240Hz

– Monitor Samsung S60A 27″ LED QHD

– Kompjuter Dell Alienware me procesor AMD Ryzen 7 dhe kartelë grafike RTX 3070

– Laptop HP 255 G8 15.6” me procesor AMD Ryzen 5 dhe  8GB RAM

– Apple AirPods

Loja tashmë ka filluar. Nxitoni të bleni produktet tuaja të preferuara dhe bëhuni pjesë e kësaj loje.

Fituesit do të përzgjedhen në mënyrë të randomtë me datën 12 nëntor në ora 15:00.

Artikull i sponzorizuar