Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka thënë se Presidenti i vendit Hashim Thaçi nuk ka të drejtë kushtetuese për ta shkarkuar nga posti i Kryeministrit, kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn.
Gjini madje konsideron se ideja e Presidentit Thaçi për kufijtë është e gabueshme, sikurse dhe deklaratat e tij referuar kryeministrit Haradinaj, njofton Klan Kosova.
”Nëse cilido politikan e ka një ide ose vizion që e ka në rregull, mënyra më e mirë e tij për ta arritur atë, është t’i bind njerëzit… E unë e shoh si problematike këtë çështje kur dikush ka një ide e dëshiron të gjithë të pajtohen pavarësisht se të gjithë janë kundër idesë së Presidentit Thaçi”, tha Gjini, në Zona B të Klan Kosovës.
Ai tha se kryeministri Haradinaj e di rrugën, e ka të saktë mendimin”.
”Presidenti Thaçi nuk ka marr shumë kohë për t’i bindur njerëzit. Prandaj e them se është e gabueshme ajo, ndërsa kryeministri ka të drejtë”.
”Shumica dërmuese e njerëzve janë që Kosova t’i ruaj kufijtë e vet, e po ashtu edhe më shumë se gjysma e PDK-së janë pro mendimit tonë”, tha ai.
”Janë disa aspekte që duhet shpjeguar. Të drejtë kushtetuese s’ka e dyta është duhet të ketë mbi parti edhe qeveritë, e treta duhet shikuar atë që dëshiron se ajo mundet me të ndodhë”.
Gjini tha se “kryeministri Haradinaj është njëri ndër njerëzit më të fokusuar në qeverisjen e tij ndoshta edhe në Ballkan ta them më gjerë”.
”Haradinaj është kryeministri më i mirë që ka Kosova këto ditë, sepse Kosova ka para vetes disa penallti të mëdha dhe kjo qeveri i duhet Kosovës”.
”Koalicioni është mes partive politike dhe jo mes presidentit e partive politike”.
”Ramush Haradinaj nuk i eviton problemet që i dalin përpara, por ai merret me to por zgjidhjet mund t’i pëlqejnë dikujt apo jo”, tha ai.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Plagoset një person në Dragash
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre