Derek Therrien theu dy brinjë, kur u përplas përjashta trampolinës, derisa po praktikonte me shokë disa lëvizje të reja, në oborrin e shtëpisë së tij në Miçigan të Shteteve të Bashkuara.

Derisa ata kërcenin për t’ia mundësuar hedhjen sa më lartë, gjimnasti 15-vjeçar u rrotullua disa herë në ajër, derisa humbi kontrollin dhe ra mbi një objekt në afërsi, transmeton Telegrafi.

“Kam thyer dy brinjë dhe e kam syrin e nxirë, pasi shkëputa një venë gjaku. Është më e pakta që mund të më ndodhte” ka shkruar Tharrien, në përshkrimin e ngjarjes.

Adoleshenti që e pëlqen shumë trampolinën, po praktikonte për herë të parë këtë lëvizje, ndërsa kishte shumë dëshirë, për kërcime edhe më ekstreme.

Mirëpo, ndodhia që përjetoi ka bërë të të mos i praktikojë më, ndërsa  nuk planifikon të merr pjesë në një garë për kërcime në trampolina. /Telegrafi/