Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në një konferencë për media, ka deklaruar të premten se kjo komunë do ta shënojë 11-vjetorin e Pavarësisë me një varg aktivitetesh.
“Jemi të lumtur që këto festa do t’i shënojmë me qytetarët tanë dhe këtë vit Gjilani shënon një numër të madh të aktiviteteve për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë, kryesisht nëpër shkolla fillore dhe të mesme. I ftoj qytetarët që të na bashkëngjiten në shënimin e shpalljes së deklaratës së Pavarësisë”, ka thënë Haziri.
Duke folur për investimet kapitale, i pari i Gjilanit ka theksuar se kjo komunë po hyn në një plan ambicioz të investimeve kapitale në shumën prej 42 milionë euro.
“Bëhet fjalë për projekte të mëdha që po pritet të fillojnë këtë vit me financim të BERZH-it, qeverisë të ndryshme të botës, Qeverisë së Kosovës dhe buxhetit vetanak, ku kemi realizim të të hyrave komunale prej 96 për qind dhe 102 për qind në sektorin e tatimit në pronë, që i bie grumbullim rekord”, tha Haziri.
Kreu i Gjilanit ka theksuar se do të punoj me gjitha partitë politike, shoqërinë civile dhe grupet e interesit për realizimin e këtij plani ambicioz.
“Do të punoj me gjitha partitë politike, shoqërinë civile, grupet e interesit etj., për realizimin e këtij plani ambicioz, sepse 2019-ta ka me qenë vit i Gjilanit. Impianti për trajtimin e ujërave të zeza tashmë është i konfirmuar dhe i pasqyruar në buxhet, sikurse edhe ndërtimi i hyrje-daljeve, Gjilan-Prishtinë e Gjilan-Kllokot, ndërtimi i infrastrukturës në shkolla etj. Këto investime bëjnë që Komuna të mbetet punëdhënësi më i madh, por jemi të lumtur që taksat e qytetarëve po i kthejmë në investime”, ka thënë Lutfi Haziri. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Modë apo relaks?
GoBau – Kositëse bari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre