Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me KRU “Hidromorava” dhe CDI, kanë filluar zbatimin e projektit të rrjetit të ri të ujësjellësit që përfshinë një pjesë të madhe të zonës urbane, por edhe fshatrave të Gjilanit, me kosto prej mbi 500 mijë euro.
Gjatë fillimit të punimeve për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në lagjen “Porodin”, Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se në projekt përfshihet edhe investimi në krejt pjesën e djathtë të rrugës qarkore, për të vazhduar tek tuneli përgjatë “Rrugës së Prishtinës” në sanimin e rrjetit.
Ndërsa, në fshatra, Haziri tha se është i paraparë ujësjellësi për Verbicë e Kmetocit, Bilinicë dhe Vrapqiq, ku do të përfitojnë mbi 800 konsumatorë ose mbi 4 mijë banorë.
“Kemi filluar me ujësjellësin, do të vazhdohet edhe me projekte të tjera nëpër këto vendbanime sipas prioriteteve dhe nevojave që kanë. Investimi është obligim i yni që të integrojmë çdo familje në jetën e përbashkët me kushte më të mira infrastrukturore. Kërkesë e jona e vazhdueshme është që punët të kryhen me kualitet dhe gjithmonë duke respektuar afatet kohore”, tha Haziri, përcjell Telegrafi.
Drejtori i KRU “Hidromorava”, Muhamet Suliqi, ka thënë se përcaktimi i Komunës së Gjilanit për të investuar me këtë projekt kapital dhe jetik për këta banorë është në funksion të krijimit të kushteve dhe jetës më të mirë për ta.
“Dëshiroj ta falënderoj kryetarin Haziri sepse ka bërë një investim të jashtëzakonshëm për banorët. Besoj që do të vazhdojmë me investime gjithandej territorit”, theksoi Suliqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznismene që po pushton tregun muzikor?
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
Kreativ Qeramika, Kampion i Kampionëve!
Scardian Sigurime shpallet fituese e çmimit “Best Insurance Company in Kosovo 2023” nga FMI
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi