LAJMI I FUNDIT:

Gjikolli pas udhëtimit treditor me biçikleta në Kosovë, Shqipëri e Mal të Zi: Bukuritë që i kemi parë, nuk përshkruhen as në përralla (Foto)

Gjikolli pas udhëtimit treditor me biçikleta në Kosovë, Shqipëri e Mal të Zi: Bukuritë që i kemi parë, nuk përshkruhen as në përralla (Foto)

Anëtari i Shoqatës Bjeshkatare ‘Gjeravica’, Raif Gjikolli, ka thënë për Telegrafin se udhëtimi i bërë me biçikleta në tri shtete, Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi, ka qenë një ndër udhëtimet më të mira që ai ka pasur.

Ai për Telegrafin tha se udhëtimin treditor me biçikleta, së bashku me anëtarët e tjerë të shoqatës e kanë filluar nga Çakorri.


“E veçanta e gjithë udhëtimit është që kemi kaluar gjithë Malësinë e Madhe, jemi nisur nga kufiri i mbyllur që është në Çakorr, kemi marrë leje si turistë për të kaluar në Mal të Zi, pastaj kemi kaluar në Plavë e Guci dhe kemi dalë në Lepushë”.

Udhëtimin në ditën e dytë, Gjikolli tha se e kanë filluar nga Lepusha, për të vazhduar më pas në Tamara dhe te Leqet e Hotit.

Anëtarët e shoqatës Bjeshkatare “Gjeravica” gjatë udhëtim të tyre tre ditor me biçikleta, arritja në Leqet e Hotit (Kelmend)

Gjikolli tha së këto tri zona të vizatuara ishin shumë atraktive.

Pas këtyre tri zonave, ai thotë se ditën e tretë e kanë filluar nga Tuzi.

“Kemi dalë në Tuz-Virpazar-Kraja-Vladimir-Ulqin. Në Vripazar është diçka që as në përralla nuk mund të përshkruhet bukuria e saj. E veçanta ishte se atje kishte shqiptarë e malazezë, katolikë e myslimanë, kombinim që nuk kam parë askund. Në Krajë ishte interesante shumë për shkak se ishte zonë e cila kishte shumë gështenja – e papërshkueshme sa bukur. Kur e kanë kuptuar se jemi shqiptarë na kanë ndaluar dhe na kanë dhënë ushqim, sepse nuk ishin mësuar të shohin turistë shqiptarë”, ka thënë Gjikolli për Telegrafin.

Anëtarët e Shoqatës Bjeshkatare pas udhëtimit tre ditor me biçikleta, arritja në Ulqin

Gjikolli shtoi se nuk kanë pasur asnjë vështirësi gjatë rrugës dhe tha se bukuritë që i kanë parë, kanë bërë që të harrojnë lodhjen nga udhëtimi me biçikleta.

Por ky udhëtim tre ditorë nuk do të jetë i fundit, ai paralajmëroi edhe një udhëtim me biçikleta drejt Shqipërisë.

“Brenda një muaji do t’i bëjmë vizitë edhe liqenit të Ohrit, Pogradecit dhe asaj pjese në Shqipëri”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kronika e Zezë
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Lajme
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori