Besiktasi ka shfaqur interesim për transferimin e kapitenit të Sunderlandit dhe Zvicrës, Granit Xhaka.

Lajmi është raportuar të mërkurën nga mediumi turk “A Spor”, i cili shkruan se emri i Xhakës ndodhet në mesin e katër futbollistëve që klubi nga Stambolli synon t’i afrojë në afatin kalimtar veror.


Xhaka ka kontratë me Sunderlandin deri në vitin 2028, ndërsa në këtë edicion të Ligës Premier ka pasur paraqitje të mira, duke regjistruar një gol dhe pesë asistime në 30 ndeshje.

Mesfushori ka treguar se mund të luajë ende në nivele të larta, ndërsa nëse ai vendos të ndryshojë ambient, do ta bëjë pas Kupës së Botës.

Te Besiktasi aktualisht luajnë edhe Milot Rashica dhe Kristjan Asllani, por sipas raportimeve, sulmuesi i Kosovës pritet të largohet nga klubi gjatë verës. /Telegrafi/

telegrafi sport app