Gjermania kujton sot një ditë historike – rënien e Murit të Berlinit. Në ceremoninë kryesore merr pjesë presidenti gjerman, Steinmeier, kancelarja Merkel dhe personalitete të rëndësishme nga bota.
Ka një javë që kryeqyteti gjerman, Berlin është kthyer në epiqendrën e aktiviteteve kryesore që shënojnë festimin e 30-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit. Më shumë se 200 aktivitete gjatë gjithë javës janë zhvilluar në këtë qytet që nga e hëna.
Sot në Berlin zhvillohet ceremonia kryesore festive me pjesëmarrjen e presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier, kancelares Merkel dhe personaliteteve të ndryshme politike nga bota. Presidenti Steinmeier ka ftuar në 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit edhe presidentët e Polonisë, Hungarisë, si edhe Çekisë e Sllovakisë, asokohe të bashkuar në Çekosllovaki. Zhvillimet në këto vende socialiste, luajtën atëherë një rol të rëndësishëm edhe në rënien e Murit të Berlinit.
Një vend i rëndësishëm përkujtimor për viktimat e Murit në Berlin është Rruga Bernauer, simboli i ndarjes së Berlinit, sepse muri kaloi në anën lindore të shtëpive. Një bllok betoni prej 22 metrash të kujton sot, se këtu pas ngritjes së murit, njerëzit hidheshin nga dritaret dhe disa prej tyre humbën edhe jetën.
Bashkimi kërkon kohë
Bashkimi i Gjermanisë, sipas kancelares Merkel do të kërkojë më shumë kohë, se mendohej. “Tek disa, ku u mendua se Lindja dhe Perëndimi do të bëheshin njësoj, duket sot se ka për të zgjatur një gjysmë shekulli e ndoshta edhe më shumë, tha Merkel për gazetën gjermane, “Süddeutschen Zeitung”. Një nga shkrimtarët më të njohur gjermanolindorë, Christoph Hein kritikoi mënyrën si u krye bashkimi.
“Nuk pati bashkim, por një anëtarësim, që mund ta quash edhe aneksim”, tha ai për gazetën “Neues Deutschland” të shtunën. Megjithë zërat kritikë, më shumë se dy të tretat e gjermanëve e quajnë rënien e Murit si rast fatlum. Ipeshkvi i Kölnit, kardinali Rainer Maria Woelki shprehet në radio se “më 9 nëntor 1989 ishim populli më i lumtur i botës.”
Në mbrëmje zhvillohet një koncert i madh para Portës së Brandenburgut me artistë nga bota dhe ku flasin edhe dëshmitarë të kohës.
Në disa vende të shtunën, si në kishë, “Zion -Gethsemanekirche”, në Galerinë e njohur si East Side Gallery dhe në Qendrën e Stasit kujtohet revolucioni paqësor, që solli kthesën në historinë gjermane. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit
"Iranianët janë shumë të frikësuar"
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi