Kombëtarja e Gjermanisë e ka mposhtur me rezultat të thellë 4-0 Bjellorusinë në kuadër të Grupit C të vlefshëm për eliminatoret e Euro 2020.   

Ekipi i drejtuar nga Joachim Low ka siguruar kualifikimin në Euro 2020 pas fitores bindëse ndaj bjellorusëve.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të gjermanëve, por edhe përkundër rasteve të shumta, arritën vetëm një herë ta tundin rrjetën.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 41-të dhe ishte Matthias Ginter, i cili shënoi një gol të bukur me thembër për 1-0.

Momenti i golit nga Ginter

Në pjesën e dytë, përsëri ishin gjermanët që dominuan duke arritur t’i shënojnë edhe tri gola tjera.

Në minutën e 49-të ishte Leon Goretzka që shënoi për 2-0, ndërsa Toni Kroos me një gol të bukur në minutën e 55-të shënoi për 3-0.

Mesfushori i Realit ishte vendimtar përsëri në minutën e 83-të duke shënuar për 4-0 dhe duke vulosur rezultatin përfundimtar të takimit.

Pas kësaj fitore, Gjermani blindon pozitën e parë me 18 pikë, ndërsa Bjellorusia renditet e katërta me katër pikë.

Në ndeshjen e radhës, Panzerët udhëtojnë te Irlanda Veriore, ndërsa Bjellorusia nuk ka më ndeshje. /Telegrafi/