Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier i ka kërkuar falje Polonisë, për konfliktin më të përgjakshëm të historisë, gjatë një ceremonie në qytetin Wielun, ku bombat e para ishin hedhur gjatë Luftës së Dytë Botërore, 80 vjet më parë.
“Përkulem para viktimave të sulmit në Wielun. Përkulem para viktimave polake të tiranisë gjermane dhe kërkoj falje nga ju”, tha Steinmeier sot, teksa ju adresua të pranishmëve në gjuhën gjermane dhe atë polake.
Steinmeier foli përkrah homologut të tij polak, Andrezej Duda, i cili denoncoi sulmin e Gjermanisë naziste kundër Polonisë, të cilën e cilësoi si “akt barbar”.
“Ne nuk mund të harrojmë Luftën e Dytë Botërore dhe kur dëshmitarët e asaj ngjarje nuk janë më… Në mënyrë që të sigurohemi që ajo që ndodhi në Wielun dhe më vonë edhe në shumë vende të tjera të Polonisë dhe jashtë saj, që të mos përsëriten kurrë”, tha Duda.
Rreth gjashtë milionë polakë, përfshirë tre milionë polakë hebrenj, vdiqën gjatë konfliktit që mori jetën e mbi 50 milionë njerëzish.
Steinmeier dhe krerë të tjerë shtetërorë po marrin pjesë në ceremonitë që po mbahen në Poloni, për të shënuar 80-vjetorin e nisjes së Luftës së Dytë Botërore.
Më vonë gjatë ditës, nënpresidenti amerikan Mike Pence, Steinmeier dhe Duda, po ashtu do të mbajnë fjalime në ceremoninë qendrore që do të mbahet në Varshavë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump anuloi pjesëmarrjen e tij në këto ceremoni, për shkak se tha se duhet të merret me përgatitjet, pasi Uragani i fuqishëm Dorian, pritet t’i afrohet Floridës.
Pushtimi i Polonisë nga Gjermania naziste më 1 shtator 1939, shënoi fillimin e Luftës së Dytë Botërore. /REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre