0Shares

Do të mbahet sot ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes për grantin “Mënjanimi i ujërave të zeza në Kosovën Jugperëndimore – Faza V”.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Financave Bedri Hamza në emër të Qeverisë së Kosovës, dhe nga udhëheqësi i zyrës së KfW René Eschemann në emër të Bankës Gjermane për Zhvillim, si dhe nga Kryeshefat e Kompanive Regjionale të Ujësjellësve të Prizrenit, Pejës dhe Gjakovës.

Pjesëmarrës në ceremoni do të jetë edhe ambasadori gjerman në Kosovë Christian Heldt. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)